|E mërkurë, Maj 24, 2017

Frikë pasiguri tek serbët e kroatët 

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, SDP Zoran Milanoviq po polemizon përmes mediave me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Serbinë e ka quajtur në disa deklarata si një “vend i vogël i mjeruar”.

Tensionet po shtohen nga të dy anët. Analistët pohojnë se raportet mund të përmirësohen pas zgjedhjeve parlamentare në Kroaci. Por e keqja e këtij rajoni është që tërë kohën dikush është në ndonjë fushatë parazgjedhore. “Si të përfundojnë zgjedhjet në Kroaci, do të vijnë zgjedhjet lokale në Bosnje-Hercegovinë (e ndoshta edhe referendumi në Republikën Serpska).

Më pas kemi zgjedhjet në Maqedoni, ku po zien puna në raportet maqedonaso-shqiptare, e në pranverë janë zgjedhjet presidenciale në Serbi. Më pas në Kosovë…”, thotë Cvijetin Milivojeviq, ekspert nga Beogradi. Ai mendon se gjërat nuk do të ndryshojnë shpejt, pa pasur ndonjë presion nga vet populli.

Milivojeviq mendon se gjërat do të përmirësohen pak pas zgjedhjeve. “Kroacia po tregon muskujt ndaj Serbisë, sepse pa miratimin e Zagrebit Serbia nuk mund të futet kurrë në BE. Por pas zgjedhjeve pritet të qetësohet siguata edhe për shkak të bashkëpunimit shumë të denjë të Vuçiqit me BE-në. Ndërkohë që Vuçiqin e presin edhe disa tema më të nxehta, siç është Kosova apo sansksionet ndaj Rusisë.“

“Vuçiqi dhe Daçiqi si eksponentë të politikës serbomadhe”

Milivojeviq pohon se një prej problemeve shumë serioze është edhe e kaluara e politikanëve. Politikanët e të dyja vendeve kanë probleme me retorikën nacionaliste dhe shoviniste, të tashme apo të kalur.

Profesori Pero Maldini nga Dubrovniku mendon se shkaku i shkallëzimit të raporteve së fundi është që Vuçiqi e Daçiqi janë pionët e dikurshëm të Sheshelit dhe Millosheviqit dhe trajtohen nga shumë njerëz si eksponentë të politikës serbomadhe. Maldini pohon se Serbia për fat të keq nuk është përballur kurrë me të kaluarën, siç ka bërë Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore.

“Pas luftërave pushtuese, të cilat Serbia i ka bërë ndaj fqinjëve, askush nuk e ka marrë përsipër që ky vend të përballet me të kaluarën e politikës serbomadhe dhe pasojat e politikës së Millosheviqit, me luftërat agresive dhe me numrin e madh të viktimave. Ndaj politika serbe, në pamundësi që të artikulohet si një politikë normale, po prodhon armiq të jashtëm në Kroaci, Bosnje apo dhe në Kosovë”, thekson Maldini.

Fushata elektorale u shkon për shtat tendencave të tilla dhe provokimeve në raportet mes Serbisë dhe Kroaicsë. Por Maldini mendon se duhet të kemi parasysh gjenezën e problemit, që ka të bëjë me krimet e viteve 90-të. Këto gjëra po shfrytëzohen nga disa parti për qëllime elektorale për të mobilizuar zgjedhësit e tyre. Milanoviqi po përpiqet të dëshmojë një ngurtësi nacionaliste për të fituar mbështetjen e krahut të djathtë, mendon ai. Ndërkohë që interesi primar i Kroacisë është zbardhja e fatit të 1600 personave të zhdukur gjatë luftës, mbrojtja e pasurisë së kroatëve në Serbi dhe ruajtja e të drejtave të tjera.

Frika e kroatëve në Serbi dhe e serbëve në Kroaci

Vojislav Stanimiroviq, kryetar i partisë SDSS thotë se në Kroaci është shtuar në tri vitet e fundit tensioni për shkak të retorikës aktuale ndaj Serbisë. Kjo reflekton në pozitën e kroatëve në Serbi, por edhe të serbëve në Kroaci. Stanimiroviq thotë se Milanoviqi e ka befasuar me deklaratat e fundit, ndërsa kur ishte kryeminsitër kishte raporte të mira me Serbinë.

Tomislav Zhigmanov, nga partia e kroatëve në Vojvodinë, DSHV, thotë se ata janë të frikësuar dhe të pasigurtë, pas fushatës së fundit. Më e keqja është që deri tani nuk ka asnjë gjest më të vogël që dëshmon gatishmërinë për zgjidhjen e problemeve.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Basha – Ramës/ Pse nuk i mban premtimet? https://t.co/ZZ47KJn03Q https://t.co/MoNMExEeQM
11,445 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja pse gratë ndahen nga burrat .

Mungesa e dashurisë, e besimit, tradhtia, dihet tashmë se janë disa nga shkaqet kryesore që shumë femrat i japin fund...

Close