|E mërkurë, Korrik 26, 2017

Fshati pas arushës derisa e vrasin (fotot) 

Një arushë është vrarë me armë zjarri nga banorët e një fshati në Bushtricë të Kukësit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur dy ditë më parë, ku dy banorë të kësaj zonës kanë qenë duke ecur në rrugë, kur papritur përpara u ka dalë arusha.

Ata janë tmerruar dhe kanë ikur me vrap. Me të mbërritur në fshat, kanë treguar për ngjarjen ku banorët janë mbledhur për ta kapur atë.

Pasi kanë mundur të pikasin arushën, ata e kanë qëlluar me armë gjahu. Banorët e kanë shpjeguar vrasjen e kafshës me pretendimin se ajo kishte terrorizuar fshatin si dhe u kishte prishur edhe kultivimet e tyre bujqësore

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nauland në Tiranë, Rama: SHBA rëndësi reformës në drejtësi. Jemi në planin

Në Tiranë, të dielën mbërrin ndihmës/sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland, një axhendë të ngjeshur takimesh me një dosje diplomatike...

Close