|E hënë, Nëntor 20, 2017

Fsheh të ardhurat , arrestohet56 vjeçari 

Lushnje – Përdor biletat e bingos të falsifikuara dhe fsheh të ardhurat, ndalohet administratori i një aktiviteti të lojrave të fatit “Bingo”.

Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonimik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë ndalimi i administratorit të një aktiviteti të lojrave të fatit “Bingo”, në Lushnje, shtetasit Dashamir Murataj, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 43 blloqe me 255939 bileta bingo të dyshuara të falsifikuara dhe të pa deklaruara ne organet tatimore.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga Nenet 186 dhe 180 të Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Disa këshilla seksuale për meshkuj të papërvojë!

Po ju përshkruajmë një sërë këshillash, të cilat janë shumë të thjeshta dhe të vetëkuptueshme, mirëpo shumë herë i harrojmë....

Close