|E hënë, Qershor 26, 2017

FT : Në Lazarat mbrojtja ka qënë nga lart. 

125452    Ndërsa jehona e ndëryrjes në Lazarat ka pushtuar edhe mediat ndërkombëtare, kësaj radhe dhe prestigjozja FT i kushton një shkrim të gjatë këtij aksioni ndërsa e lidh dhe me përpjeket që po bën Shqipërina në rrugën drejt BE-së.

“Tetëqind policë dhe oficerë të forcave speciale kanë rrethuar një fshat? Trafikantët e drogës përgjigjen duke qëlluar me granata dhe mortaja? Ky nuk është një territor dhe aq familjar në blogun e Brukselit, por një betejë dramatike në Ballkan është e rëndësishme për kursin e zgjerimit të BE-së. Gjithçka po ndodh në Lazarat të Shqipërisë. Policia ka ndërhyrë në atë që është bërë kryeqyteti i kanabisit i Europës. Pabesueshmërisht, e fitimet nga kanabisi në këtë zonë shkojnë deri në 6 miliardë dollarë në vit, diçka më pak se gjysma e PBB-së së Shqipërisë” shkruan FT. Por në analizën e vet, FT i kushton rëndësi dhe kohës kur po ndodh ky aksion.

“Të martën, Shqipëria do të mësojë nëse do pranohet për statusin e kandidatit për t’u bërë anëtare e BE. Testi i Lazaratit është një shenjë e qëllimit të Shqipërisë për të ndërhyrë në një fushë ku duhet më shumë progres: llogaridhënia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit. Është e vështirë të besosh se forcat e sigurisë në Shqipëri sapo u zgjuan për të kuptuar atë që ndodh në Lazarat- çështja kryesore është se një plantacion i kësaj shkalle epike duhet të jetë mbrojtur nga lart. Shqipëria do të tregojë se është e gatshme të dalë mbi interesat vetjake. Por të shohim nëse kjo do u bëjë përshtypje qeverive të BE. Tendenca është që Shqipëria të marrë një “po” javën tjetër nga ministrat e BE. Ish- vendet spektike si Britania, Gjermania dhe Holanda ka të ngjarë që të bashkohen me Italinë dhe Greqinë për të mbështetur Shqipërinë, edhe pse euroskeptikët kanë nxjerrë dhëmbët duke bërë thirrje për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të BE”, thekson FT. Një tjetër fakt interesant është edhe lidhja që gazetari i FT bën me “konfliktin” që ka Shqipëria me Pragën zyrtare, e kjo për kompaninë çeke CEZ.

“Por diplomatët e BE insistojnë se logjika e thellimit të integrimit ka gjasa që të fitojë të martën gjatë takimit të minsitrave në Luksemburg. Do të jetë më e lehtë që të fitohen betejat me bandat kriminale, korrupsionin në gjyqësor dhe mosmarrëveshjet tregtare si në rastin e CEZ, nëse Shqipëria po punon për anëtarësimin në BE, argumentojnë ata. Duke hequr këtë aspiratë, kjo mund të jetë kundërproduktive në një vend në nevojë themelore për institucionet më bazike” shkruan FT. I gjithë shkrimi mbyllet me frazen e një polici që ka marrë pjesë në aksionin e Lazaratit: “Ata i kanë të gjitha armët e pajisjet që kemi edhe ne”.

alb365.com/shqiptarja.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pse duhen hequr dhëmballët e syrit

Shpesh herë mund të kemi dëgjuar ndonjë mjek të na thotë se dhëmballët e pjekurisë duhet ti heqim, pasi ata...

Close