|E martë, Qershor 27, 2017

Fundjavë/ Braçe ja ‘fut’ ministrit Panariti 

Deputeti i PS-së në zonën e Divjakës njëherësh edhe kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe ka bërë sot një ftesë të veçantë për gjithë qytetarët, referuar këtu çminimeve drastike që janë në kryeqytet për produktet bujqësore.

Në një llogari të thjeshtë Braçe thotë se më lirë është që produktet bujqësore si dhe ato blektorale të mund t’i blini në zonën e Myzeqesë, pasi janë edhe më bio krahasuar me ato që janë në kryeqytet. Por ai nuk ka ndenjur pa përdorur edhe nota ironie për ministrin e Bujqësisë, që sipas tij duhet të promovojë prodhimet vendase.

Reagimi

Meqe ministria e BUJQESISE nuk po e ben;

E BEJ UNE:

Sot eshte e diel;

Gjithkush qe sot ben pazarin e javes, e ftoj qe te harxhoj vetëm 500 leke te reja nafte për te udhëtuar ne Divjake e Lushnje e te bej pazar atje:

Domate, tranguj, speca-madje speca kapi, brokoli, lulelaker, karrota, patate, qepe,

ME CMIME 2 HERE E GJYSEM ME TE ULETA SE NE TIRANE!!

Ua them une;

U BIE ME LIRE-BASHKE ME NAFTEN BRENDA, TE VINI E TI BLINI TEK NE NE DIVJAKE E LUSHNJE!

E dyta,

meqë përtej perimeve, sot bëni pazar edhe për bulmet;

RREFUZOJENI DJATHIN ME NISESHTE, KOSIN, DHALLEN ETJ ME QUMESHT PLUHUR.

Nuk e keni ne etikete joooo.

E dalloni lehtesisht nga cmimi i lire fare dhe, nga shija qe nuk i afrohet kurre qumeshtit, kosit, djathit qe prodhohet me qumeshtin e Cermes, Grabianit, Remasit, Kemishtajt, Divjakes, Krutjes, Bubullimes, Gorrese, Bishqethenit, Lumthit, Fierit te ri, Zhymit, Rrupasjt, Mazhajt, Zhelizhanit, Allkajt, Toshkezit etj, Myzeqese!

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Zgjedhje 2017/ Ja deputetët e Qarkut Fier (lista) https://t.co/XiiMbGc9nc https://t.co/lkj13QHCd2
11,390 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Godet e tenton të grabis 3,5 milion lekë, në kërkim auori

Fier -  Tenton të vjedhi me dhunë një shtetas, identifikohet autori dhe po punohet për kapjen e tij. Nga Specialistët...

Close