|E premte, Qershor 23, 2017

FUSHATA NDRYSHE 

Nga ELTON METAJ – Fushata për zgjedhjet e 25 qershorit është ndër më të veçantat e organizuara ndonjëherë në Shqipëri. Ajo vjen pas një krize të ashpër politike dhe pas një marrëveshje të madhe mes dy forcave kryesore. Pikërisht kjo marrëveshje e madhe “ia hoqi nervin” fushatës elektorale, duke ulur peshën e gjetjeve të marketingut electoral.

Fushata e dy partive të mëdha është shumë e ngjashme dhe me një dëshirë të munguar për të fituar çdo pikë ndaj kundërshtarit. Për rrjedhojë shohim qetësi, mungesë incidentesh, banderolash, posterash e flamujsh. Gjuha është paqësore, pa akuza të rënda dhe e mbushur me batuta, që nuk e kanë jetën të gjatë në kujtesën e votuesve. Megjithatë në dy liderët kryesorë ka disa gjetje të ndryshme. Rama shfaqet në fushatë me veshje sportive, duke fokusuar dy grupe votuesish: Të rinjtë dhe femrat. Ndërsa Basha shfaqet brenda stilit të tij të ngurtë të veshjes zyrtare, duke iu përshtatur fushatës vetëm me heqjen e xhaketës e kravatës.

Format e komunikimit për të dy liderët janë të ngjashme, pa mitingje masive dhe të fokusuar te bisedat e komunikimi i afërt me votuesin. Gjithashtu, PS dhe PD në këto zgjedhje kanë nxjerrë në pension edhe simbolet partiake. PS dhe Rama kanë bërë bashkë dy gishtat me numrin 2 në fletën e votimit, ndërsa PD ka shfaqur logon e asaj që e quan Republika e Re. E detyruar edhe nga shkrirja me aleatët, PD ka lënë mënjanë simbolin klasik.

Për të konfirmuar fushatën ndryshe të këtij viti, spikasin edhe disa raste konkrete si gjetje të marketimit elektoral. Duhet të kujtojmë dialogun e Ramës me mbështetësit e PD-së në Has apo afrimin me Bashën të disa figurave të majta, prej betejës në çadër e më pas.

Ndërkohë në një sfidë tjetër ndodhet LSI, e cila synon të dëshmojë masivitet të takimeve elektorale, duke u vënë përballë dyshes Rama-Basha. Meta e Vasili mbeten brenda stilit të tyre historik në shfaqjet publike, me dallimin që tashmë emri për kryeministër është ish-mjeku dhe jo ish-peshëngritësi. Si shtysë elektorale është gjetur slogani “Forcë e parë”, duke synuar maksimalizimin e votave në kuadrin e ri politik pas paktit Rama-Basha.

Detajet femërore janë zbehur gjithashtu. Kjo fushatë me paqen Rama-Basha ka lënë jashtë vëmendjes së medias e opinionit zonjat e hijshme, që spikasin në të tilla raste dhe e përdorin sharmin e tyre edhe për marketing elektoral. Pak vëmendje ka sot për ecjen e Gridës, flokët e Mimit apo veshjen e Monikës. Kjo pra është një fushatë ndryshe.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ngjela: FBI ka nisur hetimin e dosjeve me emra

Avokat Spartak Ngjela thotë se FBI ka nisur hetimin e dosjeve të korrupsionit elitar me emra konkretë. “Janë katër ingredientë...

Close