|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Fustani i Marilyn Monroe shitet për 4,8 milionë dollarë 

Një ndër fustanet më ikonike në histori është shitur për 4.8 milionë dollarë. Fustani me ngjyrë trupi të cilin Marilyn Monroe e kishte veshur për t’i kënduar serenadë presidentit John F. Kennedy për ditëlindjen e tij të 45’të, ka qenë kryevepra e koleksionit më të madh të aktores që është shitur në ankand

Fustani është i mbuluar me 2,500 kristale dhe është aq i ngushtë saqë aktorja e ka qepur vetëm pak minuta para se të dilte në skenën e Madison Square Garden, në vitin 1962.

Thuhet se fustani është supozuar të dhurojë iluzionin e të qenit lakuriq, duke i bërë njerëzit të mendojnë se po shohin diçka që nuk kanë mundur ta shohin.

Këtë fustan e ka blerë Ripley’s Believe It or Not – kompani e cila specializon në koleksionimin e artefakteve të rëndësishme historike.

Add a Comment

%d bloggers like this: