|E diel, Gusht 20, 2017

Futboll, Shqiperi – Portugali, ndeshje miqsore e kombetares se femrave ne “Loni Papuciu”. 

10440947_664756420261310_2378939059985370104_n     Fier – Ekipi Kombëtar Shqiptar i Futbollit (Femra) ka zhvilluar një takim sot me kryetarin e Bashkisë Fier Z. Baftjar Zeqaj, dy ditë përpara ndeshjes me përfaqësuesen e Portugalisë.
Për herë të parë në historinë e Fierit fusha e stadiumit “Loni Papuçiu” do të shërbejë si një arenë për ndeshje ndërkombëtare dhe kjo falë investimeve të mëdha që janë bërë ndër vite dhe u finalizuan në shkurt të këtij viti.
Stadiumi ”Loni Papuçiu’’ sot është një ndër më të mirët në vend dhe me parametra bashkëkohorë fakt që e tregon dhe ndeshja e së shtunës që zhvillohet për eliminatoret e kampionatit Botëror.

Investimi në Stadiumin “Loni Papuçiu”:

Ndiçimi, risi dhe pjesë e rëndësishme e këtij investimi mundëson ndeshjet e futbollit në çdo kohë (edhe në orët e vona të mbrëmjes).
Fusha, pas punimeve në sistemin e drenazhimit, shtrimeve me çakull dhe stufë, është shtruar edhe me tapet të ri bari, me një sipërfaqe prej 10 m2. Tapeti i barit ka një garanci 5 vjeçare dhe në rast të mirëmbajtjes, afati i ndërrimit të tij shkon në tetë vjet. Janë plotësuar edhe veshjet me stola të dy anëve të stadiumit, me një kapacitet prej katër mijë vende.
Rreth 600 vende ka tashmë tribuna e re. Pjesë e rikonstruksionit ka qenë impianti i vaditjes së barit dhe ai i stolave të uljes së rezervave për skuadrat që do të luajnë në këtë fushë. Akademia e të rinjve është një tjetër pjesë e rëndësishme e këtij investimi. Ky investim nuk është i fundit, pasi së shpejti pritet të shtohet numri i vendeve duke rritur përmasat e stadiumit, që po kthehet në një fushë favorite për ndeshje ndërkombëtare.
Ditën e shtunë në këtë fushë për eliminatoret e kampionatit Botëror të futbollit për femra do të 10411896_664758003594485_8488881768531259537_nndeshen përfaqësueset: Shqipëri – Portugali.

Ekipi Kombetar i Femrave:

Pellumbesha Gjyli (portë) Fitore Govori (portë) Albina Rrahmani (mbrojtëse)
Cyme Lulaj (mbrojtëse) Denisa Proto (mbrojtëse) Erida Bajrakurtaj (mbrojtëse)
Xhuljeta Preci (mbrojtëse) Luçije Gjini (mbrojtëse) Aurora Seranaj (mesfushë)
Furtuna Velaj (mesfushë) Geldona Morina (mesfushë) Dafina Memedov (mesfushë)
Dielona Luta (mesfushë) Xhemile Berisha (mesfushë) Arbnora Robeli (sulmuese)
Ellvana Curo (sulmuese) Ana Baro (sulmuese) Suada Jashari (sulmuese)

Stafi I Kombëtares:

Trajneri Altin Rraklli
Zv/ trajner Ilir Sopi
Trajner i portierëve Alban Stafa
Mjek Ylli Sinani
Fizioterapiste Denada Bardhi

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga 2 trafikantë shqiptarë, po shkëmbenin 500 mijë euro kokainë

Itali - Policia e qytetit të Riminit më Itali ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të moshës 35 e 36 vjeç, rezidentë...

Close