|E enjte, Qershor 29, 2017

Fyle ne Tirane, OK statusi i kandidatit ne BE. 

75843_7    Tirane – Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, sjell sot në Tiranë rekomandimet e Komisionit Evropian për qeverinë shqiptare, në prag të vendimit për statusin e vendit kandidat. Vizita e komisionerit Fyle u konfirmua nga zëdhënësi i KE, Peter Stano. Ky raport, i cili sipas burimeve pritet të jetë pozitiv, do të diskutohet në raundin e tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Përparësitë Kyçe për Shqipërinë.

Në raport të njëjtat burime konfirmojnë se “rekomandohet dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë”. Pas këtij takimi, pritet që kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Fyle të dalin në një konferencë për shtyp, rreth orës 12:00. Zëdhënësi i Komisionerit të Zgjerimit, Peter Stano theksoi se raporti do të shërbejë si bazë për diskutimet e vendeve anëtare në Samitin e Këshillit Europian më vonë gjatë këtij muaji, kur ata do të vendosin për statusin e vendit kandidat. Zyrtari evropian njofton ndër të tjera se nuk bëhet fjalë për një raport-progresi, por për një raport që vendet e Bashkimit Europian ia kanë kërkuar Komisionit Europian, ku të përmblidhen përpjekjet e qeverisë shqiptare, progresi i arritur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ecuria në reformën gjyqësore.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gashi mposhti Gerrardin, por priti mysafir në stadium (fotot)

Skuadra e Shkëlzen Gashit, Colorado Rapids ka regjistruar fitoren e parë në Ligën Amerikane të Futbollit, duke e mposhtur atë...

Close