|E enjte, Qershor 29, 2017

Fyle neser ne Tirane, raporti pozitiv. 

fyle     Bruksel – Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë është pozitiv. Këtë e kanë konfirmuar për “A1 Report” burime nga KE. “A1 Report” ka mundur të zbardhë një pjesë të Progres-Raportit për Shqipërinë, në të cilin theksohet se “Rekomandohet dhënia e statusit për Shqipërinë”.

Mësohet se Fyle do të takojë paraprakisht nesër anëtarët e qeverisë, përfaqësuesit e opozitës, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i KE, Peter Stano.

Stano theksoi se raporti do të shërbejë si bazë për diskutimet e vendeve anëtare në Samitin e Këshillit Europian më vonë gjatë këtij muaji, kur ata do të vendosin për statusin e vendit kandidat. Zyrtari evropian njofton ndër të tjera se nuk bëhet fjalë për një raport-progresi, por për një raport që vendet e Bashkimit Europian ia kanë kërkuar Komisionit Europian, ku të përmblidhen përpjekjet e qeverisë shqiptare, progresi i arritur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ecuria në reformën gjyqësore

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle dhe Kryeministri Edi Rama do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp të mërkurën në orën 12:00 në Hotel Sheraton në vijim të raundit të tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Përparësitë Kyçe për Shqipërinë.

Progres-raporti i KE vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në muajt e fundit, si dhe përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zjarr në Spitalin Amerikan, një pacient i vdekur

Tiranë - Një pacient ka humbur jetën në repartin e dializës në Spitalin Amerikan në Tiranë. Lajmi fillimisht u konfirmua...

Close