|E enjte, Qershor 22, 2017

“Gangnam Style” dy miliardë vizitorëve në YouTube! 

psy   USA -Këngëtari koreanojugor Psy është një hap drejt hyrjes në librin e rekordeve me këngën e tij “Gangnam Style”, ku video pritet këtë fundjavë të kalojë numrin e dy miliardë vizitorëve në platformën në internet YouTube.

Kjo do të ishte hera e parë për platformën e videove, ku vetëm kënga me titull “Baby” i Justin Bieber mundi të shënonte një numër më të lartë se një miliard vizitorë, shkurtin e kaluar.

“Dy miliardë vizitorë, është njëkohësisht një numër shumë i madh por edhe surprizues i cili më nderon jashtë mase”, u shpreh Psy në një komunikatë.

“Me gjithë këtë sukses të përjetuar, do të rikthehem shumë shpejt me këngë shumë të gëzueshme”, shton ai.
“Gangnam Style”, e dukshme në faqen zyrtare të Psy në platformën “YouTube”, regjistroi 100 milionë vizitorë që nga fillimi i vitit. Dje pasdite, Psy i duheshin ende të paktën 250 mijë vizitorë për të kaluar numrin dy miliardë, një prag që pritet të arrihet këtë fundjavë.

Suksesi i këngës, i hedhur në internet që prej korrikut 2012, është gjërësisht ndërkombëtar, pasi vetëm tre për qind e vizitorëve janë nga Koreja e Jugut.

Kënga që ka pasuar “Gangnam Style” e këngëtarit Psy “Gentleman”, ka regjistruar rekordin e videos më të shikuar në platformën “YouTube”, në harkun kohor njëditor, me 38 milionë vizitorë, më 14 prill 2013.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Qarku Fier gati të shkojë në votim https://t.co/RwuFVYKxIg via @wwwalb365com
11,397 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Subvencionet , 680 fermerë aplikuan.

    Fier - Përfundon proçesi i aplikimit të fermerëve të rajonit Fier për përfitimin nga skemat e subvencioneve të qeverisë...

Close