|E premte, Dhjetor 15, 2017

Gara ne PD-ne Fier, “Lufta” mes te rinjve dhe ish drejtuesve. 

basha en fier    Fier – PD e Fierit tashmë ka përfunduar zgjedhjen e rreth 440 delegatëve, ndërkohë që ka nisur lufta për emrat që do të përfshihen në garën për kryetar. Burimet kanë bërë të ditur se janë tre emrat që përfliten më shumë se do të përfshihen në fletën e votimit të PD, ndërsa nuk është e përjashtuar as futja në garë të një prej kandidatëve për deputet të zgjedhjeve të qershorit.

Burimet kanë bërë të ditur se vetë delegatët e PD shprehen skeptikë në konkurrimin e emrave që kanë qenë deputet apo kandidat të mëparshëm. Kjo nga fakti se ishin në listën e atyre që humbën zgjedhjet apo dhe që e kanë konsumuar dhe më parë rolin e drejtuesit.

Për më shumë kur kanë qenë dhe drejtues në pozicione të ndryshme gjatë mandatit qeverisës. Nga ana tjetër me skepticizëm shihen nga qendra e PD dhe emrat që kanë mbajtur më parë postet drejtuese në këto struktura. Burimet nga selia blu kanë bërë të ditur se emri i listuar i pari nga delegatët e PD është ai i Ervin Llakaturës. Ndërkohë që Luan Baçi mbetet gjithashtu në garën për kreun e PD. Po ashtu emrat që kanë mbështetje të konsiderueshëm mbeten dhe Ilir Hila apo Vasil Ndreko.

Gara në PD e Fierit duket se do të zhvillohet dhe mes emrave të rinj, si dhe të atyre të konsideruar si mbështetës së Olldashit. Kështu, Llakatura konsiderohet si mbështetës i frymës së re të Bashës, ndërsa vlerësohet dhe për rolin si mjek i qytetit. Ndërkohë që ndër 440 delegatët është vendosur dhe emri i Luan Baçit, i cili ka mbajtur më parë dhe postin e drejtorit të patentave.
Po ashtu dhe Ilir Hila ka mbajtur post drejtues gjatë qeverisjes së PD. Ndërsa Vasil Ndreko shihet si një tjetër kandidat i fortë. Kjo dhe për shkakun se më parë ka qenë deputet i PD për Fierin, si dhe një nga funksionarët e kësaj dege.

Megjithatë burimet theksojnë se deri në marrjen e vendimit të selisë blu në Tiranë për zhvillimin e votimeve, emrat mund të shtohen nga propozimet e delegatëve. Por se do të jetë afati përfundimtar që do të shpallet prej Bashës që do të saktësojë skemën që do të ndiqet për votimin konkret dhe për nisjen më pas të përzgjedhjes së kandidatëve për pushtetin vendor.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Presidenti Emanuel Macron, ja çfarë pune ka bërë më parë

Franca është bërë me president të ri...

Close