|E diel, Dhjetor 17, 2017

Gati hekurudha Shkup-Tiranë në fund të 2016 . 

jankieskiMaqedoni – Ndërtimi i hekurudhës drejt Shqipërisë në gjatësi prej 63 km, është një proces i marrë përsipër nga pala maqedonase në Shkup e përveç tij edhe një linjë e re hekurudhore me Bullgarinë. Në infrastrukturën hekurudhore, sipas Ministrit te Transportit maqedonas, Mile Janakieski, kanë filluar projektet më të mëdha për lidhje të plotë hekurudhore me Shqipërinë dhe Bullgarinë.

Ministri i Transportit, Mile Janakievski, tha sot në një konferencë për shtyp se është nënshkruar kontratë që në muajin tetor të vitit të kaluar për projektimin e kësaj linje. Investimi kap shifrën prej 7.7 milionë euro dhe pritet që projekti i ndërtimit të plotë të përfundojë në fund të vitit 2016”, tha ai. Ndërtimi përfshin linjën nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë, me një gjatësi prej 63 kilometrash. Kosto e projekteve hekurudhore, parashikohet të shkojë në mbi 500 milionë euro.

 Në mars nis ndërtimi i linjës nga Kumanova në Beljakovce, i pari nga tre seksione të lidhjes hekurudhore me Bullgarinë.  vlerësimet e ndërtimit do të kushtojë Ministri tha se është nënshkruar edhe marrëveshje me BERZH-in për financimin e ndërtimit të edhe katër akseve të reja rrugore, si dhe pjesë e autostradës Trabenishë-Strugë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lady Gaga dhe Metallica duet në çmimet ‘Grammy’

Lady Gaga do të bashkohet me Metallica...

Close