|E diel, Qershor 25, 2017

Gati patenta me pike, nuk ka kosto. 

leje_drejtimi     Tirane – Pas një bllokimi prej më se tre vjetësh, duket se edhe në Shqipëri do të gjejë zbatim përdorimi i patentave të makinave me pikë. Ky sistem është mundësuar që në vitin 2011, por një Vendim i Këshillit të Ministrave i vitit të kaluar doli i pazbatueshëm, duke qenë se binte në kundërshtim e dispozitat e Kodit Rrugor në fuqi.

Burime nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor thonë se kalimi në sistemin e ri nuk do të ketë kosto plus për mbajtësit e patentave aktuale, pasi patenta përmban të gjitha elementët e sigurisë që kërkohen. Aktualisht në regjistrin elektronik të këtij institucioni dhe të Policisë Rrugore janë hedhur të dhënat e 740 mijë lejeve drejtimit. Nga ana tjetër, edhe Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë pritet të ndryshojë në kuadër të nismës së Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.

Në nenin 120/1 propozohet të bëhen ndryshime, sipas të cilave “tregimi i sasisë së pikëve është i lidhur me çdo shkelje dhe duhet të rezultojë nga vendimi i komisionit të organit epror të agjentit verifikues”. Sipas këtij ndryshimi, heqja e pikëve të patentave në rast shkeljeje nuk do të jetë më kompetencë e një funksionari të vetëm, por e një komisioni. Ndërsa, pika 2 e këtij neni, ku thuhet se “Në rastin kur konstatohen njëkohësisht më shumë se një shkelje e normave të sjelljes në zbatim të kërkesave të pikës 1 të këtij neni, mund të zbriten maksimumi 15 pikë.

Dispozitat e kësaj pike nuk zbatohen në rastet, në të cilat është parashikuar pezullimi ose revokimi (heqja) e lejedrejtimit”, propozohet të ndryshohet në fjalinë “Në rastin kur konstatohen njëkohësisht më shumë se një shkelje e normave të sjelljes zbriten maksimumi 15 pikë”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohet 30 vjeçari, kultivonte hashash https://t.co/q0FY78djYP https://t.co/E4Mnv5SBvI
11,395 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Meta – PE : Biznesi, të arrijë standartet e BE-së.

Tiranë - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot një përfaqësi të sipërmarrësve shqiptarë, anëtarë të Parlamentit Evropian të Sipërmarrjeve....

Close