|E hënë, Tetor 23, 2017

Gauland: Fyle i papërgjegjshëm ne rekomandimin për Shqipërinë. 

Bildschirmfoto-2014-05-08-um-07.27.46    Gjermani – Dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë është përcjellë me nota pakënaqësie brenda unionit të BE-së. Partitë euroskeptike kanë nisur reagimet e tyre ndaj vendimit të djeshëm të Komisionit Europian për t’i thënë PO Shqipërisë. Zëdhënësi i partisë Alternativa për Gjermaninë, Alexander Gauland është shprehur sot në një media gjermane se rekomandimi i komisionerit për zgjerim në BE, Stefan Fyle është i papërgjegjshëm.

Gauland ka deklaruar se nuk mjafton vetëm vullneti i mirë si kriter për të marrë statusin. “Vendi ka shumë probleme rajonale që presin zgjidhje përfundimtare përpara se të propozohet statusi kandidat”, thotë Gauland. Ai e cilëson veprimin e Fyles si neglizhencë dhe verbëri e nevojës për zgjerim.

Sipas Gauland, Fyle tallet me shqetësimet e shumicës së qytetarëve të BE-së, të cilët shohin mjaft probleme edhe pa antarësimin e Shqipërisë. Alternativa për Gjermaninë bën thirrje më tepër për konsolidimin, se sa për zgjerimin e BE-së.

Zëdhënësi i partisë euroskeptike në Gjermani, Gauland mendon se për çdo zgjerim të mëtejshëm duhen pyetur qytetarët e unionit me anë të një referendumi.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Procedohen penalisht 5 zyrtarë të ZVRPP

Berat - Pesë punonjës të të Zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme janë proceduar penalisht pasi akuzohen se...

Close