|E martë, Qershor 27, 2017

Gazeta greke – Rama i vetëm kundër të gjithëve, mundë të jet supriza 

Greqi – ‘Dhe i vetëm, trim në luftë’. E përditshmja greke, “Efimerida ton Syntakton”, ka publikuar një analizë për zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri.

Analiza, e titulluar “Rama, i vetëm kundër të gjithëve dhe një surprizë e mundshme”, ka për autor korrespondentin e Ora News në Greqi, Robert Goro.

Që në fillim, Goro vëren se këto zgjedhje do të jenë më interesantet e njëzetë viteve të fundit. Dhe shpjegon:

“Në një vend, ku kundërshtimi i rezultatit të zgjedhjeve është sporti i preferuar i humbësit, kësaj here janë thuajse zero gjasat që të ndodhë e njëjta gjë”.

Goro i referohet marrëveshjes së 18 majit midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Basha, sipas të cilës kreu i KQZ dhe gjashtë Ministra janë zëvendësuar nga emra të propozuar prej opozitës.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me opozitën, zgjedhjet, që konsideroheshin si piknik për kryeministrin Rama, u shndërruan në një makth të vërtetë”, shkruan Goro.

Tashmë, Rama ka kundër madje edhe aleatët e vet, me të cilët qeverisi që nga shtatori 2013. Mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, po zhvillohet një luftë e egër deklaratash.

Më tej, Robert Goro i referohet sondazhit të Ora News, sipas të cilit PS rezulton fituese e zgjedhjeve.
Autori citon analistin Enton Abilekaj, që mendon se “në rast nevoje, LSI do të jetë pjesë e një qeverie bashkë me socialistët. Por konsiderohet e sigurt se do të vejë si kusht, largimin e Ramës nga posti i kryeministrit.

Sidomos nëse numrat e LSI do të jenë të tillë që e lehtësojnë këtë kushtëzim”, vëren Abilekaj.

Prandaj Rama ka vënë si objektiv sipëror të zgjedhjeve, fitimin e 71 deputetëve në parlamentin 140 vendësh.

“Por kjo ngjan si ëndërr e pakapshme, po të marrim parasysh se në zgjedhjet e kaluara, kur kishte një sërë
kushtesh favorizuese, PS mori vetëm 66 deputetë”, vëren Goro.

Më tej, autori ndalet në zbutjen e retorikës së liderit të opozitës, që sipas autorit mund t’i dedikohetr frymës së marrëveshjes së 18 majit.

“Ndërsa zoti basha kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve dhe dorëheqjen e kryeministrit dhe gjithë qeverisë, që i akuzonte se kanë kanaboizuar vendin dhe se do të përdorin paratë e drogës për të blerë zgjedhjet, tashmë këto referime janë zhdukur nga fjalori i zotit Basha”.

Goro citon sërish analistin Enton Abilekaj, sipas të cilit, “ky ndryshim i retorikës së Bashës, tregon se ai po përgatit terrenin për bashkëpunim me zotin Rama pas zgjedhjeve, pavarësisht se nuk e pranon publikisht”.

“Kjo do të ishte surpriza më e madhe e zgjedhjeve të 25 qershorit, në një vend ku shumica e zhvillimeve negative i faturohet polarizimit ekstrem dhe antagoniszmit luftarak ndërmjet dy forcave kryesore politike, partisë socialiste dhe asaj demokratike”, vëren Goro.

Sipas tij, një qeveri e përbërë nga socialistët dhe demokratët është lancuar nga eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë.

“Edhe pse kjo mund të ngjajë shumë e bukur për të qenë e vërtetë, madje edhe në Ballkan vlen shprehja

“Kurrë mos thuaj kurrë”, përfundon analizën e vet korrespondenti i Ora News Robert Goro.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Zgjedhje 2017/ Ja deputetët e Qarkut Fier (lista) https://t.co/XiiMbGc9nc https://t.co/lkj13QHCd2
11,390 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vijon Liga e Kampionëve me super ndeshje

Liga e Kampionëve do të vazhdoj me ndeshjet e Grupeve E, F, G dhe H Ndeshja më interesante e kësaj...

Close