|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Gazetarët nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Presheva 3 ditë bashkë në Fier e Berat- Aktivitetet, diskutimet për TAP dhe çmimet 

Tre vjet më parë dega e Unionit të Gazetarëve të Qarkut , Elbasan , inicoi “ veprimtarinë “Dita e Miqësisë” , si lajtmotiv bashkëpunimi dhe shkëmbim përvoje dhe problematikave të Gazetarisë sot , mes të gjithë komunitetit të gazetarëve në tërë hapsirën shqipfolëse e më gjërë , në shenjë njohjeje dhe miqësie.

Ky promovim si kolegë-miq nisi për të parën herë si festim gjithëpërfshirës në qytetin e Elbasanit, për të vijuar në vitet pasardhës në Durrës dhe Shkodër-Ulqin. Edicioni i katërt, u organizua në qarqet Fier-Berat, ku ndër të tjera mund të veçohet pjesëmarrja me përfaqësues nga Konfederata Botërore e Gazetarëve, si edhe nga Sindikata Europiane e Gazetarëve. Aktiviteti në fjalë kishte tagrën e degës së Unionit të Gazetarëve të Elbasanit, nën drejtimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë , me kryetar z. Aleksandër Çipa , por si dhe vitet e tjera, në bashkëpunim me Shoqatën “RessEgnatia”, e cila ka autoritetin e plotë të organizimit dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti kombëtar e më gjërë . Mbi 120 gazetarë nga Kosova, Mali i Zi, Presheva, Shqipëria e Veriut , Elbasani e Korça u takuan në qytetin e Fierit ku zhvilluan një takim me drejtues të degëve të Unionit të 12 Qarqeve nën drejtimin e kryetarit të UGSH , z. Aleksandër Çipa në sallën e konferencave të hotel “Fieri”.

Gazetarët u pritën nga kryetari i Bashkisë Fier, Amando Subashi, në hollin e teatrit “Bylis” dhe më pas zhvilluan një vizitë në muzeun e qytetit të Fierit. Në mbrëmje, me pjesëmarrjen e kryebashkiakut Subashi u zhvillua edhe ceremonia e dhënise së çmimeve për gazetarët e Fierit.

Në ditën e dytë gazetarët patën një bashkëbisedim me përfaqësues të kompanisë prestigjioze “TAP”ku diskutuan për ecurinë e projektit por edhe problematikat e këtij projekti, si; shkatërrimi i rrugëve, shkatërrimi i gjelbërimit apo kalbja e prodhimeve si pasojë e punimeve që ka nxjerrë edhe banorët në protesta.

Fill pas këtij diskutimi, të gjithë gazetarët kanë zhvilluar një vizitë në parkun kombëtar “Apolonia” , ku u njohën me këtë trashëgimi historiko-kulturore me vlera kombëtare e përtej. Mbrëmja i gjeti të gjithë në Berat në një WorkShop me temë : “Media – Pushtet Vendor-Biznes” në Partneritet ku u promovuan edhe librat “Keshtjella e Medias” , me autor Nikoll Lesin si dhe “ Erdha vone tek ty “ , me autor Besim Dybelin. Në ditën e tretë gazetarët zhvilluan një në muzeun “Onufri” , në lagjet muzeale , “Kala” dhe guidë në qytet për të lënë takim, sërish të gjithë bashkë në edicionin e ardhshëm të 2017-ës.

alb365/newsbomb

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
“New York Times”: Erdogani po bëhet mit në serialet turke

Gjatë tre sezoneve bombastike, “Dirilis: Ertugrul” (Ringjallja:...

Close