|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Gazetari italian në arat e mbiella me kanabis (video) 

Gazetari i RAI-it Leonardo Zellino ka transmetuar një reportazh të realizuar në Shqipëri në disa plantacione me kanabis në qytetin e Krujës.

Nisur nga trafiku i drogës nga Shqipëria në Italia, gazetari e ka titulluar reportazhin “bari i fqinjit”.
Ai ka arritur që të depërtojë në plantacionet me kanabis në malet e Krujës, ndërsa ka intervistuar edhe disa punëtorë të kanabisit, të cilët i tregojnë se sa fitojnë dhe si arrijnë ta trafikojnë.
Një nga prej tyre shprehet se për çdo rrënjë, ai merr 60% të fitimit, ndërsa 40% policia. Por i pyetur nga gazetari Leonardo Zellino, ministri i Brendshëm, Tahiri përgjigjet se “Nëse në Itali gjeni një plantacion me kanabis do të thotë se policia atje është e korruptuar?” Gjithashtu në reportazhin e tij, gazetari i RAI-it vë në dukje edhe sistemin e sofistikuar të vaditjes që përdoret për kultivimin e kanabisit.
Reportazhi i RAI-it vjen pas publikimit të raportit të Guardia di Finanza që theksonte se janë asgjësuar 99.8% e kanabisit të fotografuar në Shqipëri.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Përmirëso shikimin me këto ushtrime https://t.co/GWP4zGttJj https://t.co/zOJuQZpdnS
497 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bin Laden ka lënë 29 milionë $ për “xhihad”

Osama Bin Laden ka lënë pasuri personale prej 29 milionë dollarësh, pas vrasjes së tij në vitin 2011. Testamenti i tij është në mesin e disa dokmenteve të lëshuara për...

Close