|E mërkurë, Maj 24, 2017

Gazetari i “Top Channel” tenton të tallet me protestuesin, qytetarët i tregojnë vendin (video) 

Foni është një ndër gazetarët më të vjetër të emisionit “Fiks Fare” në Top Channel, por që gjithmonë është dalluar për mënyrën e tij tallëse dhe tepër ironike të bërjes së intervistave me qytetarët, duke u munduar t’i nxjerrë ata gjtihmonë si të pa ditur, si injorantë apo edhe si budallenj, në rastet kur i intereson televizionit të tij.

Të njëjtën gjë gazetari sharlatan është munduar të bëjë edhe ditën e djeshme gjatë protestës së qytetarëve kundër importimit të mbetjeve dhe riciklimit të tyre në vendin tonë.

Ai ka nisur të intervistojë disa protestues, si gjithmonë plot ironi e thumbim, por kanë qenë të rinjtë ata që kanë ditur si t’ia tregojnë vendin.

Djemtë, të cilët edhe e kanë filmuar gjithë skenën, i thonë hapur dhe në sy Fonit se janë në atë protestë kundër tij dhe të gjitha mediave që janë rreshtuar në krah të pushtetit për interesat e tyre personale, duke mos menduar aspak për interesat e gjithë shqiptarëve.

“Ne po marrim mediat e pushtetit që vijnë me u tall me protestuesit. Unë kam dalë sot kundër teje, kundër plehrave. Plehra janë mediat”, – i ka thënë një protestues Fonit, ndërsa një tjetër i drejtohet me fjalët: “Mos të të shikojmë në të tilla protesta. Shko atje në rrugë, kapu me politikanët atje, po s’ta mban b*tha të tallesh me ata. Turp të kesh!”

Në mbrojtje të Fonit të Fiksit është futur edhe gazetarja e “Newsbomb”, Anila Basha, e cila u kërkon qytetarëve që ta lejo jnë kolegun të bëjë punën e tij.

Ndërkohë që më pas të gjithë qytetarët i kthehen kundër “të deleguarit” të Top Chanel për t’u tallur me qytetarët. Ata dëgjohen teksa brohorasin në korr “Ik në shtëpi! Ik në shtëpi!”

Biseda mes protestuesve dhe gazetarit të “Top Channel”:

Protestuesi: Ne po marrim mediat e pushtetit që vijnë me u tall me protestuesit.

Foni: Si ishte, si ishte?

Protestuesi: Unë kam dalë sot kundër teje, kundër plehrave. Plehra janë media.

Foni: Jo mua plehr, me ata shokët andej, jo mua plehr.

Protestuesi: Pse, ça ka?

Foni: Po rri tani, mos bëj kshu si budalla tani. Idiot (dhe i vendos dorën tek telefoni që të mos xhirojë). S’jam plehr unë, me kë flet ti?

Protestuesi: Mos të të shikojmë në të tilla protesta. Shko atje në rrugë, kapu me politikanët atje, po s’ta mban b*tha të tallesh me ata. Turp të kesh.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Basha – Ramës/ Pse nuk i mban premtimet? https://t.co/ZZ47KJn03Q https://t.co/MoNMExEeQM
11,445 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Deputetja Ledi Shamku tap me Jack Daniels .

Deputetja e PS -së Ledi Shamku tape fare me wisky Jack Daniels . Kjo foto po bën xhiro në shumë...

Close