|E shtunë, Janar 20, 2018

Geni i kësaj bime lufton kancerin. 

kamomiliSipas një studimi të kohëve të fundit, të kryer nga kërkuesit në Ohio State University, në shtetet e Bashkuara të Amerikës,  apigjeni i ndodhur tek kamomili, ka veti kuruese anti kancerogjene. Në veçanti, kamomili është i dobishëm dhe mund të përdoret kundër qelizave kanceroze të kancerit të gjirit, të cilat janë rezistente dhe kanë jetëgjatësi më të madhe se ajo mesatare, krahasuar me qelizat e tjera normale.

Sipas studimit, kërkuesit kanë zbuluar se në raportin mes apigjenit dhe proteinës hnRNPA2, janë vrarë qelizat kancerogjene dhe në shumë raste është rralluar fuqia e tyre ndikuese. “Është e nevojshme që të gjithë personat të kenë një dietë të shëndetshme, për të mbajtur qelizat në formë të mirë”,- tha Andrea Doseff, autor i studimit dhe specialist në gjenetikën molekulare në Ohio State University.

Rezultatet e studimit do të publikohen në Journal Proceedings të National Academy of Sciences. Përveç se tek kamomili, apigjeni ndodhet edhe tek shumë bimë e fruta të tjera si molla, portokalli, mëndrëza etj.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama me Macron në Pallatin Presidencial në Francë

Kryeministri në kuadër të Global...

Close