|E martë, Maj 30, 2017

Gjana – Pse Lu mbyll gojën për canabissativën?! 

Jemin Gjana deklaron se ata që kritikojnë Bashën sot janë të njëjtën që pak përpara zgjedhjeve të vitit 2013 thoshin se do ta hiqnin “këtë plakun” duke e patur fjalën për Sali Berishën.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Gjana bëri lidhje mes atyre që synuan për të qenë pasardhës të Berishës me po ata që kërkojnë aktualisht largimin e Bashës nga drejtimi i PD.

Por edhe pse e vlerësoi Bashën si i pari politikan dhe lider shqiptar më staturë evropiane në historinë e këtyre 26 viteve, Gjana bëri edhe kritika ndaj kryetarit aktual në mënyrën e funksionimit të PD në bazë.

“Ka shumë probleme dhe mangësi në mënyrën se si punohet në bazë dhe në struktura. Nuk quhet punë në bazë kur disa drejtues strukturash shoqërojnë kryetarin Basha në një aktivitet, ulen në rreshta të parë në sallë ti kapë edhe kamera dhe madje ankohen se në një kronikë x nuk u doli fytyra. Pikërisht kjo është mungesë e frymës të cilën nuk e krijon vetëm Basha por të gjithë drejtuesit në PD”, tha Gjana gjatë emisionit.

Edhe më fortë ishte deklarata që Gjana bëri lidhur me raportet e Partisë Demokratike me dia ambasadorë.

“Reagimi i Bashës ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu ishte korrekt dhe I drejtë, por nëse do kisha folur unë do isha edhe më I drejtëpërdrejtë edhe më i ashpër në reagim pas asaj pyetjes që Lu bëri nëse PD e do apo jo reformën në drejtësi. Unë nuk mund të quaj normale gjithashtu që ambasadori amerikan nuk reagon ndaj krimit dhe në veçanti ndaj fenomenit të kanabisit në Shqipëri dhe nuk arrij ta shpjegoj përse bëhet një gjë e tillë”, tha Gjana.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PD prezantonë kandidatët për deputet në Roskovec. (foto e video) https://t.co/C16swonsyr https://t.co/GiX01VQ8lS
11,292 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohen 2 shtetas, njëri ishte në kërkim

Fier - Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Sinan Laçi, 23 vjeç,...

Close