|E martë, Dhjetor 12, 2017

Gjashte kriminelet me te pasur te historise. 

Ata kane qene “padrone” te drogës, mafies dhe mashtrues te mëdhenj… Po cilët janë kriminelet me te pasur te historisë?

1. Pablo Escobar: money30 miliard dollarë

Ne krye te listës ndodhet krimineli Pablo Escobar. Ne vitet ’70 ai ishte “koka” e trafikut te drogës ne Kolumbi dhe gjithashtu mbikëqyrte 80% te tregtisë te kokainës ne bote. Ne atë kohe ai ishte i 7-ti person me i pasur ne bote. Edhe pse një pjese te parave i jepte për bamirësi, kjo nuk e shpëtoi nga vdekja. U vra me 2 dhjetor 1993 gjate arrestimit.

2. Amado Carrillo Fuentes: 25 miliard dollarë

Edhe Amando Fuentes ka provuar se mund te bëhesh i pasur duke drejtuar tregtinë e drogës ne Amerikën Jugore. Ai nuk u arrestua asnjëherë, por vdiq ne sallën e operacionit, ndërkohë qe po kryente një operacion plastik për te ndryshuar pamjen.

3. Leona Helmsley: 2 miliard dollarë

Edhe pse nuk ka shume femra miliardere, Leona Helmsley është njëra nga ato. Ajo ne fakt nuk ka shume merita për këtë pasuri. Ishte vetëm një rrobaqepëse e thjeshte, por ia hodhi “grepin” mandatit industrial Harry Helmsley, i cili ishte i “krimbur” ne para. Me vone ajo menaxhoi Helmsley Palace Hotel, ne te cilin ndodhnin gjera jo legale. Ne 1988-ën Leona morri një gjobe prej 7 milion dollarësh për mashtrim dhe zhvatje fondesh.

4. Bernard Madoff: 820 milion dollarë

Bernard Madoff është milioneri i krimit te kohëve te fundit. Ai iu zhvati klientëve te tij rreth 65 miliard dollarë me ane te kompanisë Bernard L. Madoff Investment Securities. Ne 2008-ën është arrestuar dhe është dënuar me 150 vjet burg.

5. Dennis Kozlowski: 600 milion dollarë

Dennis Kozlowski ishte punonjës i kompanisë se sigurimit Tyco International, por i konsideronte paratë e shoqërisë ku punonte si te tijat. Ai bleu një shtëpi 19 milion dollarë dhe një apartament njujorkez prej 18 milion dollarësh. Dennis-i gjithashtu ka paguar me 2 milion dollarë, këngëtarin Jimmy Buffet për një koncert privat. Ne 2005-ën ai është arrestuar dhe është dënuar me 25 vite burg.

6. Al Capone: 100 milion dollarë

Një prej gangsterëve mëdhenj te të gjitha kohërave është Al “Scarface” Capone. Zyrtarisht mbledhës objektesh antike, ne realitet ishte ne krye te botes se krimit ne Chicago-n e shekullit 20. Paratë i mblodhi fale kazinove ilegale, vjedhjeve, prostitucionit dhe tregtisë se alkoolit. Ne vitet e “lavdisë” ai merrte 100.000 dollarë ne jave. Nuk paguante taksat dhe për këtë arsye u fut ne burg. Megjithatë Al Capone përfitoi një lirim te parakohshëm për shkak te shëndetit te keq.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohen 4 shtetas të shpallur në kërkim

Fier - Mallakastër - Kapen dhe ndalohen 4...

Close