|E enjte, Korrik 27, 2017

Gjenden 10 ton drogë, në kërkim polici 

Vlorë – Një sasi e madhe mariuane është sekuestruar gjatë një operacioni në qytetin e Vlorës hetimet e të cilave nisën prej muajit korrik të këtij viti.

  1. Gazetarja e Ora News Keti Banushi informon se burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur për Ora News se sasia e sekuestruar arrin në mbi 10 tonë drogë. Në kërkim është dhe një punonjës policie për të cilin është firmosur masë arresti në mungesë”
    Nga ana e saj Policia e Vlorës konfirmon përmes një deklarate për shtyp se janë arrestuar 6 shtetas.
    Operacioni u krye midis midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë ku janë konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.
    Te arrestuarit
    1- Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë.
    2- Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë.
    3- Klajdi Imeri, 21 vjeç, banuese në Vlorë.
    4- Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
    5- Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.
    6- Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.
    Për Shkëlqim Koçiajn dhe Taulant Haxhiraj ka pasur vendim për masë “arresti me burg”
    Për Xhovalin Baçon, Klajdi Imerin, dhe Arjan Hasanin ka pasur urdhër ndalimi nga prokuroria. Albert Aliaj u arrestua në flagrancë

    Operacioni u ndërmor dje nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë e Grupet e FNSH Fier
    Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
    Sekuestrohen arme
    Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 2 armë zjarri të llojit “automatik”, – 1 armë zjarri e llojit “pushkë”, – 2 krëhëra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm. – veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale.
    Policia ka bërë asgjësimin e lëndës narkotike nëpërmjet shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr.
    Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ksamilit të ‘mbarsur’ i plasin ujrat (foto e video) https://t.co/fz40qwG8vP https://t.co/U6TAxehqG0
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Koha për t’i dhënë fund turpit të skllavërisë moderne në Shqipëri

    Tiranë - Sot, Shqipëria mori lajme të mira për përpjekjet e saj drejt sundimit të ligjit dhe për integrim...

Close