|E enjte, Qershor 29, 2017

Gjendet I vrarë dhe hedhur në kanal 42 vjecari. 

kufomashengjin      Lushnje – Taulant Daka 42 vjeç banor I fshatit Plug të Lushnjes është gjendur I vdekur në një kanal të fshatit. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë të cilat pohojnë se 42 vjeçari është gjendur nga banorë të zonës I hedhur në kanal. Burimet paraprake informacioni nga policia lushnjare njoftojnë se 42 vjeçari Daka është vrarë me mjete të forta dhe më pas është hedhur në kanal për të humbur gjurmët vrasësit. Ai është gjendur në kanal rrethë orës 17 e 30 minuta.
Trupi I tij I pa jetë është dërguar në morgun e spitalit Lushnje për kryerjen e eskertizës mjeko – ligjore.
Në vëndgjarje kanë shkuar forca të shumta policore që po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Burimet zyrtare të policisë Lushnjare pohuan se viktima është qëlluar disa herë me mjete të forta ( hu ) nga këmbët dhe në kokë dhe më pas është hedhur në kanal. Nga marrja në pyetje e familjarëve të 42 vjeçarit mësohet se ai ka qënë I martuar , ka fëmijë por është ndarë dhe momentalishtë është I dashuruar, kanë thënë ata për median.
Konfilti që ka sjellë vrasjen e 42 vjeçarit me hu mund të jetë një konfilkt për punë pronnësie, toke, kanë pohuar zyrtarishtë burimet e policisë. Policia ka shoqeruar disa persona te dyshuar te cilet po merren ne pyetje ne komisariat. Në këtë drejtim janë duke punuar forcat policore për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje dhe më pas vënien e tyre në pranga.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pse pjesët e helikopterit u gjendën larg njëra-tjetrës ?!

Rreth 300 metra përpara vendit ku është rrëzuar helikopteri, në itinerarin që kishte përshkuar, janë gjetur mbetje të trupit të...

Close