|E hënë, Korrik 24, 2017

Gjendet municionie luftarake në Rezervarin e Divjakës 

Lushnje – Punimet për rikonstruksionin e digës së rezervuarit të Divjakës, kanë rezultuar edhe me gjetjen e një sasie municionesh luftarake, si predha, granata e fishekë.

Për këtë arsye, Bordi i Kullimit në Fier, ka urdhëruar ndërprerjen e pnimeve nga firma kontraktore, si dhe ka njoftar në mënyrë urgjente, Drejtorinë e Policisë Fier, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave.

“Nga informacioni i marrë zyrtarisht, sot më 14.10.2016, nga firma zbatuese e punimeve BE-IS shpk, e cila ka lidhur kontratën e sipërmarrjes së punimeve për Rikonstruksionin e Objektit të Rezervuarit të Divjakës, rezulton se gjatë zbatimit te punimeve në fazën e zbrazjes së rezervuarit, janë verejtur municione luftarake si,si granata dhe fishekë. Në rrugë telefonike kemi orientuar firmën zbatuese që të bëjëpezullimin e punimeve, deri në një moment konfirmimi dhe zgjidhje të situatës.Në mënyrë që të mos vihet në rrezik jeta e punëtorëve në objekt, e njerezëve të zonës përreth,  kërkojmë ndihmën e specilisteve që janë në varesine e dikasterit tuaj, për vlerësimin e risqeve potenciale që ndodhen në këtë zonë, si dhe konfirmimin tuaj per rifillimin e punimeve në këtë objekt”, thuhet në shkresën dërguar sot Drejtorsë së Policisë Fier, Ministres së Mbrojtjes Kodheli dhe Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arreston dy shtetas https://t.co/fKf02G3jQq https://t.co/dyJg6F7JsN
11,312 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet shqiptari, çoi 25 femra për prostitucion në Itali

Itali - Një 48 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Në pranga përfundoi...

Close