|E hënë, Shtator 25, 2017

Gjendet shqiptari i vdekur në plazhin grek 

Greqi – Një shqiptar është gjetur i vdekur në plazhin e Myrsinit, një qytezë në Greqi, njoftuan sot mediat lokale. Burimet e policise, raportojnë se viktima është 58 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije.

Sipas te dhenave te fundit, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mëngjesin e djeshëm, ndërsa paraprakisht thuhet se në trupin e tij nuk ka shenja plage.

Dyshohet se viktima ka humbur jetën nga ataku kardiak, megjithatë shkaku i saktë do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për të mësuar nëse 58-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e ndonjë personi tjetër në momentin që humbi jetën.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lufta për Pargën dhe Ali Pasha: Burri i fortë, luftëtari, diplomati e tregtari i madh sot nuk do të shiste gjë, por do ta “blinte” rajonin!

Nga Daut Dauti - Kjo është një korrespondencë tejet interesante e Ali pashë Tepelenës me parinë e qytetit të Pargës,...

Close