|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Gjermania: Serbi , fshije Kosovën nga kushtetuta. 

gjermania-serbis-euml-fshije-kosov-euml-n-nga-kushtetuta_hdSerbi – Përpos 11 kushteve për hapjen e kapitullit kryesor për Kosovën në negociatat Beograd-Bruksel, Gjermania para Serbisë ka dërguar edhe një kërkesë ku kërkohet që Kushtetuta serbe të harmonizohet me Marrëveshjen e Brukselit.

Pa plotësimin e këtyre kërkesave nuk do të ketë hapje të kapitullit 35, dhe për pasojë anëtarësimi i Serbisë përfundimisht varet nga përmbushja e këtij kapitull, njofton Novosti, përcjell Koha.net.

Në Beograd ka shumë drojë dhe pasiguri se çfarë përmban, siç thonë atje, “kurthi gjerman për Serbinë rreth Kosovës”.

Profesori serb i të Drejtës kushtetuese, Ratko Markoviq, ka thënë për këtë gazetë beogradase se kërkesa për harmonizimin e Kushtetutës së Serbisë me Marrëveshjen e Brukselit ka të bëjë me të gjitha pjesët e këtij akti (Kushtetutës) ku përmendet Kosova.

“Pres që Brukseli të kërkojë që të hiqet, fshihet, theksimi AP KiM (Krahina autonome e Kosovë Metohisë) në pjesën për rregullimin territorial të Serbisë dhe që të fshihet fjalia se autonomia esenciale e KiM do të rregullohet me ligj të posaçëm. Po ashtu Brukseli do të insistojë që në Kushtetutën e Serbisë prioritet të jetë e drejta ndërkombëtare para asaj vendore”, ka thënë Markoviq.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama – 8 mijë vende pune nga 130 sipërmarrje

Tiranë - 8 mijë vende pune ofrohen...

Close