|E diel, Gusht 20, 2017

Gjiknuri : Fati i Albpetrolit po studiohet. 

download     Tiranë – Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri thotë se qeveria po shqyrton opsionet që mund të ndiqen në raport me përspektivën e Albpetrolit. Gjatë një takimi me një grup investitorësh nga Kazakistani Gjiknuri i informoi  ata për interesin në rritje për blloqet e lira të kërkimit të naftës dhe rregullat që po hartohen për dhënien e tyre për kërkim.

Investitorët kërkuan të njihen me potencialin e fushave të kërkimit të naftës ashtu sikurse me përspektivën që ka qeveria shqiptare në raport me kompaninë e naftës Albpetrol.
Ministri Gjiknuri deklaroi se gjatë muajve të fundit ka patur zbulime të reja në zonën e Shpiragut nga Shell&Petromanas çka flet për potencialin e lartë që ka vendi në drejtim të rezervave në naftë. Investitorët u interesuan edhe për zhvillimet në energjitikë ku konkretisht diskutimet u ndalën tek projektet e mëdha si hidrocentralit i Skavicës.

Ministri Gjiknuri shprehu interesin e tij që investitorët nga Kazakistani të shikojnë mundësinë e angazhimit në ndërtimin e TEC-it të përbashkët me Kosovën i cili do të përbënte një investim të rëndësishëm për sistemin energjitik në të dyja vendet.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kroaci – Kosovë, çmimi i biletave shumë i lart

Janë konfirmuar çmimet e biletave për ndeshjet kualifikuese për Botëror, Kroaci – Kosovë, dhe Kroaci – Finlandë. Çmimet e biletave...

Close