|E shtunë, Janar 20, 2018

Gjuriç : Serbia nuk heq dorë nga Trepça . 

Marko-GjuricKosovë – Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriç ka deklaruar se Serbia nuk do të heqë dorë nga pasuria e vet, Trepça. “Kushdo që mendon se Serbia, nën çfarëdo rrethane do të heqë dorë nga lufta për Trepçën, pasurinë e vet, për të drejtat e popullit të vet në Kosovë, ka vetëm iluzione”,- ka deklaruar Gjuriç.

Ai ka bërë me dije se në Bruksel, më 9 shkurt do të bisedohet për krijimin Asociacionit serb të Komunave si dhe për çështjen e pasurisë dhe jo vetëm për Trepçën, por edhe “për shumë pasuri të tjera esenciale për jetë”. “Zgjidhja e çështjes së pasurisë është pjesa esenciale e normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.   Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të ndërrohet ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, Gjuriç ka thënë se Serbia do stabilitetin e Kosovës dhe këtë anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës duhet ta përmbushin, shkruan “Koha.net”. “Nëse anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës nuk japin rezultate të këtë segment, ndoshta edhe dikush nga Beogradi do të kërkojë përgjegjësi”, ka thënë Gjuriç. Marko Gjuriç ka pasur ndikimin kryesor në emërimin e ministrave serbë në Qeverinë Kosovës. Në prag të formimit të Qeverisë së Kosovës ai ka qëndruar në Prishtinë dhe ka zhvilluar takime e biseda me përfaqësues të Kosovës.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kafeja apo çaji, cila është më e mira?

Një kafe e nxehtë mund...

Close