|E shtunë, Tetor 21, 2017

Gjykata denone me 10 mije euro gjobe burrin qe nuk bente sex me gruan . 

martazr  France –    Një gjykatë në Francë ka dënuar me 10.000 euro gjobë një burrë pasi ky i fundit nuk kishte kryer siç duhet detyrat bashkëshortore dhe kishte disa vite që nuk kryente marrëdhënie seksuale me gruan e vet.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në qytetin jugor Aix-en-Provence. Kjo gjykatë në fakt la në fuqi një vendim të mëparshëm që detyronte burrin të dëmshpërblente ish-gruan për “ mungesë të marrëdhënieve seksuale”.

Çifti të dy nga 51-vjeç u martuan në vitin 1986 dhe kanë dy fëmijë. Në vendimin e gjykatës thuhej se gruaja e meritonte dëmshpërblimin për shkak të vuajtjeve që i ishin shkaktuar nga martesa e saj e ftohtë.

“Pritshmëritë e gruas për marrëdhënies seksuale ishin të ligjshme , pasi këto marrëdhënie mes çiftit të martuar janë tregues së dashurisë së ndërsielltë dhe pjesë e detyrimeve që dalin nga martesa” është shprehur gjykata.

Ajo hodhi poshtë argumentet e burrit që problemet shëndetësore dhe orët e gjata të punës thjesht kishin reduktuar mundësitë e çiftit për të pasur marrëdhënie seksuale.

Gjykata theksoi se ai nuk kishte provuar që problemet shëndetësore e bënin atë krejtësisht të paaftë për të pasur marrëdhënie intime me gruan e tij.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Modelja e Victoria’s Secret di vetëm të provokojë (fotot)

Lily Aldridge është njëra ndër modelet më të famshme të Victoria’s Secret. Së fundi ajo i është bashkëngjitur një sërë...

Close