|E martë, Shtator 19, 2017

Gjykata e Torinos, Arben Isufi pjeserishte i fajshem. 

ben_qimja    Itali – Gjykata e Torinos (Itali) ka rrëzuar pjesërisht akuzat ndaj Arben Isufaj, duke e shpallur të pandehurin të pafajshëm për akuzën e krijimit të organizatës kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtare të lëndëve narkotike. Vendimi është marrë më datë 22 Prill 2014 dhe këto ditë ka ardhur në mënyrë zyrtare edhe në vendin tonë përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Prokuroria italiane akuzonte biznesmenin shqiptar Arben Isufaj për Trafik Ndërkombëtar lëndësh narkotike, neni 74 I Kodit Penal Italian, dhe Mbajtje, Kultivim dhe Shpërndarje lëndësh narkotike, neni 73 I Kodit Penal Italian. Edhe kërkesa për ekstradimin e Isufajt është bazuar pikërisht në nenin 74 të Kodit Penal Italian, I cili parashikon një dënim deri në 30 vjet burg. Por një muaj pas arrestimit të Isufajt, Gjykata e Torinos e rrëzoi këtë akuzë. Tashmë Arben Isufaj akuzohet vetëm për një vepër penale që parashikon dënim deri në 6 vjet heqje lirie.

Rrëzimi i akuzës së prokurorisë detyron shtetin shqiptar të rishohë procedurën për ekstradimin e Isufajt drejt Italisë. Kjo pasi kërkesa për arrestimin dhe ekstradimin e tij ishte bazuar pikërisht në nenin 74 të Kodit Penal Italian. Tashmë që kjo akuzë është rrëzuar shteti Italian duhet të sjellë një tjetër kërkesë për ekstradim, këtë herë bazuar në nenin 73 të Kodit Penal Italian, dhe më pas drejtësia shqiptare ta marrë edhe një herë këtë kërkesë në shqyrtim.

Gjykata e Torinos ka ndarë çështjen e Arben Isufajt nga ajo e të pandehurve të tjerë, të cilët tashmë janë dënuar me vendim të formës së prerë. Ata janë gjetur fajtorë për krijimit të organizatës kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtare të lëndëve narkotike, ndërsa për Isufajn kjo akuzë ka rënë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjendet i mbytur në Karavasta 25-vjeçari që rezultonte i zhdukur.

Lushnje - Gjendet në lagunën e Karavastasë trupi i pajetë i 25-vjeçarit Arbër Ismaili, i cili rezultonte i zhdukur që...

Close