|E enjte, Mars 30, 2017

Globalizimi i “veshur” me Hijab 

Nga BLERINA SERJANI – Bota ku jetojmë është një lëmsh i ndërlikuar kombesh, kulturash, fesh, politikash të cilat sa globale janë po aq lokale në thelbin e vet. E prekur nga ngjarjet e kohëve të fundit ku përplasja e dy kulturave të ndryshme ajo franceze nga njëra anë dhe arabe nga ana tjetër nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët në plazhet franceze, vënë në pikëpyetje tolerancën dhe largpamësinë e qytetërimit perëndimor.

Djepi kulturës botërore refuzon të pranojë kulturën arabe, një kulturë dhe qytetërim i ndryshëm nga ai, që ka ushqyer e mbrujtur me mijëra vjet breza të tërë artistësh, shkrimtarësh, poetësh, burrash shteti të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në ngjizjen e një mentaliteti të hapur, atë të pranimit e të respektimit të tjetrit. Në fakt kjo çështje sa e thjeshtë duket në pamje të parë aq e ndërlikuar është në vetvete. Duhet të mësohemi t’i shikojmë dhe gjykojmë gjërat më gjakftohtësinë e një avokati të vjetër.

Duke bërë një retrospektivë të shkurtër që ngashtatori i vitit 2001 ku u goditën “Kullat Binjake” në NewYork të Shteteve të Bashkuara, ngjarje e cila tronditi opinionin global, viti 2003 kur nisi lufta ne Irak, Lufta në Gaza në 2009,e  në 2011 e pasuar me “Pranverën Arabe” konflikt i cili mori përmasa të gjera, zgjati në kohë, duke marrë parasysh që vazhdon ende dhe angazhoi aktorë të ndryshëm të politikës botërore.Me pak fjalë mileniumi i ri nuk shpëtoi pa konflikte në arenën globale.

Ngjarjet botërore u vërtitën rreth një rrjedhe të pazakontë dhe aspak të favorshme për ne, për brezat që pasuan dhe ata që pritet të vijnë më tej. Të gjitha këto ndodhi sigurisht që faturën e kanë shumë të lartë dhe çmimin e saj e paguajnë qindra jetë të pafajshme njerëzish të cilët kapërcejnë detet dhe malet për t’i shpëtuar kthetrave të vdekjes.

Organizatat humanitare japin alarmin dhe publikojnë në buletinet e tyre informues shifra rrënqethëse të njerëzve që kanë humbur jetën  si edhe të fëmijëve të zhdukur  (ndoshta edhe të trafikuar gjetkë), të mbetur jetimënë konfliktet rajonale të ndodhura në Lindjen e Mesme e në Afrikë. “Marshimi” i qindra dhe mijërave refugjatëve sirianë, libanezë, irakenë, afrikanë në drejtim të Europës e më gjerë duhet të na bëjë më të ndjeshëm e me humanë në trajtimin e tyre. Kjo është një pasojë e hidhur e një politike botërore të trazuar që nëse vazhdon kështu, pasojat do të jenë edhe më katastrofike.

Nënë Tereza një nga simbolet e paqes dhe humanizmite ka gdhendur shumë bukur mesazhin e paqes botërore në thënien e saj: “ Ç’mund të bëj për të pasur paqe në botë? Shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde!” Por a e duam ne të gjallët njëri tjetrin? Të duash do të thotë të respektosh tjetrin, zgjedhjet e tij, lirinë e tij, mendimet e tij…t’i qëndrosh pranë kur ka nevojë dhe sidomos ku ka nevojë… Mirëpo që të jemi në harmoni me thënien e Nënë Terezës duhet të sillemi si një familje.

Kuptohet që ngjarja e ndodhur në një plazh të Francës ku dy policë detyruan një qyetare jo franceze që po pushonte që të hiqte veshjen e saj të plazhit të quajtur “Burkini”, nuk është aspak e hijshme nga një shtet që proklamon vlerat demokratike. Kjo sjellje sigurisht që ka sjellë edhe irritimin e grupeve të të drejtave të njeriut por edhe të pushuesve të cilët janë shokuar nga një ngjarje e tillë. Një grup i quajtur Liga e të Drejtave të Njeriut ka apeluar një vendim të një gjykate në Nisë e cila mbështeti ndalimin e “Burkinit” në plazh. Sipas këtij grupi kjo sjellje bie në kundërshtim me parimet e të drejtave themelore të njeriut si edhe cënon të drejtën e fesë.

Në mbështetje të këtij rasti kryeministri francez Manuel Valls në prononcimin e tijpërIndependent shprehet se “Rrobat e banjës të  veshura nga disa gra muslimane nuk janë në përputhje me vlerat franceze dheështë i bazuar në “skllavërimin e grave”. Franca nuk ka një regjim diktatorial që i dikton qytetarëve se si duhet të sillen apo se çfarë duhet të veshin, Franca është shëmbull ipastër i formës gjysmë presidenciale, është republikë demokratike  dhe aktualisht qeveris Republika e Pestë Franceze.

Madje ligji i 2 shtatorit të vitit 2004  që hyri në fuqi në mars të po atij viti, si një zbatim i parimit të ndarjes së kishës nga shteti, parimi i laicitetit, ku ndalonte mbajtjen e simboleve apo veshjen që tregojnë përkatësinë fetare në shkollat publike fillore dhe  të mesme duke përfshirë këtu edhe kryqet e besimtarëve të krishterë. Në vitin 2007 mbulimi i plotë i fytyrës u ndalua në ambjentet publike.Nxjerrë ky ligj  gjatë mandatit tëPresidentit Zhak Shirak. 

Sulmet e Parisit, sulmi i ndodhur në Nisë në 14 korrik të 2016 nga atentatorë muslimanë absolutisht që krijon panik, zemërim dhe pasiguri në shoqërinë multi etnike të Francës dhe në vende të tjera të botës.Vendi konsideron fenë si çështje private dhe koncepti i tij i laicitetit do të thotë se vendi është zyrtarisht laik. Mirëpo,frika nga terrorizmi nuk duhet të na errësojë sytë dhe të na mbylli mendjet. “Hijabi”  dhe “Burkini” nuk personifikon as kamikazin që hedh veten në erë duke vrarë qindra të tjerë, e as terrorizmin.

Ajo është pjesë e një kulture, e një qytetërimi të lashtë, është fryt i një besimi fetar që ndoshta edhe pse i ndryshëm nga vlerat dhe besimi ynë, qoftë katolik apo orthodoks, mbart vlerat e veta që për të cilat duhet respektuar. As Bibla e as Kurani nuk përçojnë mesazhe urrejtjeje, përbuzjeje, e mosrespektimi, përkundrazi, janë libra të shenjtë të cilët në rreshtat e tyre na ftojnë të jemi paqedashës, të reflektojmë mbi veprat e pahishjme dhe mbitëgjitha të duam e respektojmë njëri tjetrin. Për më tepër nuk ka ligj në botë që ta ndalojë respektin e nëse ndodh të ketë, duhet patjetër të shfuqizohet e tëshpallet i pavlefshëm.

Aktualisht Kanadaja dhe Skocia e ka shpallur zyrtarisht “hijabin’ si pjesë të uniformës policore për femrat. Që të pranosh vlerëne një kulture tjetër kërkon një nivel të lartë të një demokracie të konsoliduar dhe një shoqërie globale ku diversiteti kulturor dhe fetar i kapërcen kufijtë e shtetit – komb.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,029 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill Twitter Pic rafael_k
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja intrigat e merkatos.

    Hames Rodriguez është vetëm një hap larg Realit të Madridit. Sulmuesi kolumbian ka zbarkuar në Madrid dhe është...

Close