|E hënë, Maj 29, 2017

Goditet grupi shqiptar i grabitësve të banesave 

Spanjë – Policia spanjolle ka arrestuar gjashtë anëtarët e një grupi të dyshuar që akuzohen për kryerjen e të paktën 17 grabitjeve në Katalonia.

Grupi bënte lëvizje në hapësira të mëdha në territorin katalanas, ndërsa ka qarkulluar edhe në pjesë të tjera të Spanjës dhe Evropës Qendrore.

Pesë nga të arrestuarit janë shqiptarë të moshave nga 22 deri në 34 vjeç, ndërsa i gjashti është një shtetas gjerman. Grupi i kryente grabitjet gjatë natës dhe siguroheshin mirë që në banesa të mos kishte njerëz.

Ata kanë grabitur bizhuteri, telefona celularë, orë, çanta, etj. Grupi arrinte të shqyente dyert ose dritaret e banesave për të hyrë. Grupi shpesh ndryshonte anëtarët e vet gjatë grabitjeve, duke vështirësuar hetimet e policisë.

Krimet e tyre kanë nisur që në vitin 2014, ndërsa më 21 nëntor u arrestuan dy anëtarë të grupit në Girona, teksa po përpiqeshin të largoheshin me një autobus nga stacioni Sants në Barcelonë, ndërsa më vonë çoi edhe në arrestimin e katër personave të tjerë.

Policia e Katalanjas ka bërë me dije për mediat vendase se grabitjet janë kryer në të paktën 8 qytete, por nuk përjashtohet pjesëmarrja në krime të tjera të ngjashme. Ata janë dërguar në burg me urdhër të gjykatës.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: I liked a @YouTube video https://t.co/X0o7MWR61c Plazhet e Semanit, Darrëzezës dhe Pish Poros gati për çeljen e sezonit të ri
11,293 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Protesta – 59 vjecari kërcënon të hidhet nga 40 metra lartësi (video)

Fier - Dhjetra punëtorë të uzinës së përpunimit të naftës në Fier dolën dhe sot në protestë për mosmarrjen e...

Close