|E premte, Qershor 23, 2017

Google Earth e bashkon me familjen pas 25 vjetësh. 

126434     Një djalë i quajtur Saroo Brierley ka pësuar tragjedinë dhe komedinë e jetës së tij pikërisht në moshën 4 vjeçare.

Ai ka qenë duke udhëtuar bashkë me vëllain e tij drejt shtëpisë në një fshat të Indisë të quajtir Tasmania, por ata janë ndalur për të kryer nevojat e tyre dhe djaloshin e ka zënë gjumi.

“Kur hapa sytë pashë që dera e trenit ishte hapur.

Mendova se aty brenda do të ishte edhe vëllai dhe u ngjita.
Pas meje dera u mbyll dhe udhëtova 100 milje larg drejt vendeve si, Khandwha, Madhya Pradesh, në Calcutta ose Kolkata (ku jeton sot), shprehet Saroo.

Pa ditur që të flasë dhe të shpjegohet se nga vjen, ai ka përfunduar në një jetimore dhe nga aty është birësuar nga një çift Australian.

Që nga ajo kohë ai u rrit dhe u edukua në këtë familje të këndshme ku u diplomua në degën e studimeve për Administrim Biznesi dhe sot punon në biznesin e familjes të tij.

Mirëpo djaloshi kurrë nuk kishte shkëputur nga kujtesa e tij mamanë, vëllain dhe vendin e lindjes dhe pas 25 vitesh i gjen ato.

Saroo kishte filluar kërkimet në Google Earth me të vetmet pika udhëzuese që mbante mend, një ujëvarë dhe llojin e arkitekturës së fshatit.

Duke naviguar papushim ka arritur ta gjejë në internet dhe është shfaqur në Tasmania të Indisë duke pyetur për emrat e nënës dhe vëllait.

“Ajo dukej më e gjatë se sa atëherë kur isha 4 vjeç”, shprehet ai.

Në fillim ai ishte trembur dhe kishte menduar se mos familja e tij janë shpërngulur, ose kanë vdekur, por për pak minuta njeriu që e kishte pyetur e ka dërguar te mamaja e tij Fatima.

Këtë histori të jetës së tij ai e ka hedhur në faqet e një libri me emrin, “A Long Way Home” të cilin e botoi këtë javë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
“Tunden” prangat për të tjerë deputetë e personazhe VIP.

Mark Frroku mbajti dje të parin fjalim dhe të fundit si deputet. I emocionuar, ai foli shumë shkurt. Frroku u...

Close