|E premte, Dhjetor 15, 2017

Grabitet me dhune kreu i LSI-se Tirane Ilir Dashi. 

maska-rrahje-e1401144651941Tirane – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës, Ilir Dashi është dhunuar fizikisht dhe është grabitur nga dy persona, mbrëmjen e sotme në kryeqytet.Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, i thanë agjencisë noa.al, burime nga policia e Tiranës.

Ilir Dashi, ish drejtor i QSUT dhe drejtor drejtorie në Bashkinë e Tiranës, është përballur me dy meshkuj me skafandra, hipur mbi një motor. Ata e kanë rrahur z.Dashi, duke i grabitur edhe telefonin celular një Samsung Galaxy S4 që kishte me vete.

Burimet policore nga Komisariati nr 1 i Tiranës i thanë agjencisë noa.al se Ilir Dashi gjendej pranë amfiteatrit kur u përball me dhunuesit e tij.Pasi kanë kryer gabitjen e dhunshme, autorët janë larguar me shpejtësi me motorin e tyre.I dëmtuari ka sinjalizuar policinë mbi ngjarjen e ndodhur.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Basketbollistit i del syri nga vendi gjat ndeshjes (video)

Ky është momenti horror kur një baskëtbollisti...

Close