|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Grabitet një banesë. 10 adoleshentë përfundojnë dhunshëm në polici . 

10947232_545223722281056_6487840794666721287_nGjirokastër – Dhjetëra adoleshentë gjirokastritë janë shoqëruar dhunshëm pa prindër, mbrëmjen e sotme, në komisariatin e Gjirokastrës, gjë që për kolegen time të NEWS 24, Eri Muço, është skandaloze.

“Për një vjedhje kusirash në një banesë, policia e Gjirokastrës bën terror tek banorët, i përplas në komisariat, ashtu marrë zvarrë nga krevati, banjo, lokale. Adoleshent 15-vjeç pa prindër zvarriten nën dyert e policisë. E do ligji, po bëhet nami”, shkruan në facebook, gazetarja Muço.
Sigurisht do bëjmë shtet me kalamaj që t’kuren para këtyre kapove të zotit Tahiri…, por s’ka mandate as leje për kontrolle të banesave ka thjesht urdhër “Ec e dimë ne!!!”. Zbuluan këta të famshmit e Gjirokastrës kapot e drogës, hashashin, trafikun e klandestineve dhe ngelën të gjejnë kusitë!!! Deri tani 12 të shoqëruar , epo në mos njeri do ta hajë! Rëndësi ka të bejme SHTET pa hajt…”, përfundon revoltën Muço.
Në fakt, kolegia ime Muço kishte të drejtë.
Gjatë një investigimi të shpejt, rezulton se deklarata-revoltë e saj ishte e vërtetë.
Dhjetëra policisë të Komisariatit të Gjirokastrës po shoqërojnë dhunshëm adoleshentë. Ata janë të destinuar të qëndrojnë me orë të tëra në dhomat e paraburgimit, të pashoqëruar me prindërit.
Faji i tyre i vetëm është se 15-vjeçarët u ndodhën në vendin dhe kohën e gabuar, pasi një banesë në lagjen “Granica” është vjedhur dhe policia kërkon me domosdoshmëri hajdutët.

alb365.com/T kuqi

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
3 shpërthimet e tritolit në një hetim të vetëm .

Tiranë - Prokuroria e Krimeve të Rënda...

Close