|E shtunë, Tetor 21, 2017

Grabitja e ETC-se, kapen dy autoret, nje ne kerkim. 

     Fier – Slide1Më datë 04.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier në kuadër të operacionit të koduar  “Çelësi” në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë i mundur dokumentimi ligjor i vjedhjes me dhunë, ndodhur më datë 02.06.2014 në qëndrën tregtare ETC Fier,identifikimi dhe ndalimi i autorëve të dyshuar, shtetasve:

Amarildo Mehdi Biqmeti, vjec 26, banues në  Fier.

Ermal Muhamet Shkambi, vjec 30, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin Çelnik Kapaj, vjec 25, banues në Fier dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndalimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Sigurim i mjeteve për vjedhje” parashikuar nga nenet 139, 25 dhe 142 tw Kodit Penal si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 02.06.2014 në parkimin e Qëndrës Tregtare ETC Fier, ku dyshohen se të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur, shtetases A.P., me detyrë shef i sigurisë pranë kësaj qëndre tregtare, një shumë prej 3.000.000 lekë të xhiros, duke pwrdorur për tu larguar mjetin tip Fiat Punto e bardhe me targa AA 018 IG, të cilin më pas e kanë braktisur dhe djegur.

Slide1   Shtetasi Ermal Shkambi  ka siguruar mjetin tip Fiat Punto e bardhë me targa AA 018 IG. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një maskë dhe mjeti tip Opel Tigra me targa greke, me të cilën autorët janë larguar pas djegjes së mjetit tip Fiat Punto.

Vazhdojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zjarri shkrumbon banesën në Prishtinë

Kosovë - Një shtëpi është përfshirë nga flakët në lagjen Matiqan në Prishtinë. Këtë informacion për lajmi.net e kanë konfirmuar...

Close