|E premte, Janar 19, 2018

Grabitje ne Tiranë dhe Korçë 

Tiranë – Një dyqan ka rënë pre e grabitjes ditën e djeshme në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Durrësit”, ku një person është futur në një butik në pronësi të një 18-vjeçarje me iniciale K.B, duke marrë nga aty disa bizhuteri.

Policia, pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e grabitësit.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.01.2018, në rrugën e “Durrësit”, një person i panjohur ka vjedhur me dhunë dyqanin butik në administrim të shtetasen K.B, vjeç 18, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139 i Kodit Penal.

Korçë – Një banesë është grabitur ditën e sotme në Krocë nga persona ende të paidentifikuar.
Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen nr.4 të qytetit.

Grabitësit kanë shfrytëzuar faktin se pronarët e shtëpisë kanë qenë në punë, duke bërë që ata të futen në banesë të pashqetësuar dhe ta grabisin atë.

Deri tani, nuk bëhet e ditur se çfarë kanë mundur të marrin grabitësit, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Çfarë po ‘gatuhet’? Sekretari i Ramës takim “kokë më kokë” me Fatmir Mediun

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir...

Close