|E diel, Gusht 20, 2017

Green Line Albania, në Fier për organizimin e aksionit masiv. 

Fier – prefekture fierVullnetarët e nismës , Ta Pastrojmë Shqipërinë janë ndalur sot në qytetin e Fierit në vazhdën e turit sensibilizues të nisur që më 5 maj. Takimi I zhvilluar sot në Prefekturën e Fierit në prani të përfaqësuesve të pushtetit lokal kishte për qëllim organizimin dhe ndarjen e detyrave të gjithsecilit institucion për aksionin masiv që pritet të zhvillohet më 23 Maj në bregdetin e Fierit.

Duke marrë shkas nga afrimi I hapjes së sezonit turistik 2014, grupi i Green Line Albania – Ta Pastrojmë Bregdetin ka zhvilluar tashmë një tur sensibilizues në bregdetin e jugut në mënyrë që të gjithë bashkë të pastrojmë dhe të mbajmë pastër fshatin, qytetin, bregdetin tonë. Ndalesa e parë e grupit ka qenë qyteti i Vlorës dhe ajo e fundit Fieri. Në cdo vend ku vullnetarët janë ndalur, kanë takuar qytetarë të ndryshëm, biznese, institucione lokale etj, te cilë kanë shprehur gadishmëri, jo vetëm për të qenë pjese e aksionit të 23 Majit, por për të dhënë ndihmën e tyre që cdo ditë ata ta mbajnë pastër ambjentin ku jetojnë. Ky fakt është edhe mesazhi që ky tur sensibilizimi kërkon të përcjelle, jo thjeshtë të pastrojmë qyetin tonë në një ditë, por ta mbajmë atë pastër për cdo ditë.

Intenerari I turit sensibilizues I grupit Green Line Albania – Ta Pastrojmë Bregdetin ka qenë: Orikum, Dhërmi, Vuno, Himarë, Qeparo, Borsh, Sarandë, Ksamil, Gjirokastër, Tepelenë, Shkodër, Velipojë dhe Fier. Në cdo ndalesë grupi ka diskutuar me përfaqësues të pushtetit lokal, inspektoriat të mjedisit, agjensisë së turizmit e grupe të tjera interesi dhe ka gjetur mbështyetjen e tyre në organizmin e aksionit të pastrimit që do të bëhet më 23 Maj.

Një mjedis i pastër do të thotë një jetë e shëndetshme, ndaj cështja e mbetjeve ka marë tashmë një vemendje të madhe, si nga ana e qeverisë ashtu edhe nga shoqëria civile. Ndaj secili prej nesh duhet të japë kontributin e tij në mënyrë që jeta jonë të jetë më e shëndetshme dhe imazhi i Shqipërisë dhe i Bregdetit Shqiptar nëpër botë të jetë më i bukur.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Botërori me 48 skuadra

FIFA ka marrë vendimin për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kampionatin botëror, ku duke nisur nga 2026 nuk...

Close