|E premte, Dhjetor 15, 2017

Greqia me qeveri të re, SYRIZA në kualicion me ANEL . 

z13-820x418Greqi – Tashmë është zyrtare, Greqia do të qeveriset nga koalicioni i radikalëve të majtë të SYRIZA me grekët e pavarur të ANEL. Pavarësish triumfit të thellë të partisë së Aleksis Tsipras në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Greqi, SYRIZA nuk arriti të sigurojë shumicën absolute, ku ishte vetëm 2 deputetë larg qeverisjes e vetme të vendit. Në këto kushte, bisedimet e këtij mëngjesi në më pak se një orë mes liderëve Tsipras dhe Kamenos përfunduan me marrëveshjen në parim të koalicionit qeverisës.

Qeveria e re do te kete 162 deputete (149 të SYRIZA dhe 13 të ANEL). Mazhoranca absolute kërkon 151 deputetë nga 300 vende që ka parlamenti grek.Qëllimi i Tsipras është të përfundojë sot çështjen e krijimit të qeverisë së re me marrëveshjet e koalicionit në mënyrë që puna e qeverisë të marrë udhë sa më parë.

Në orën 15:30 (14:00 me orën në Shqipëri) koalicioni i sapoformuar i Alexis Tsipras do të marrë mandatin për të formuar qeverinë nga presidenti i vendit Karolos Papulias.

Aleanca e Radikalëve të Majtë siguroi 36 % të votave, duke u ndjekur nga “Demokracia e Re” e kryeministrit në largim Antonis Samaras me mbi 27 % dhe 76 vende. Forca e tretë doli “Agimi i Artë” i neonazistëve me mbi 6 % të votave duke siguruar 17 vende në Parlamentin grek, njëjtë me numrin e deputetëve të siguruar nga partia e re POTAMI. Komunistët kanë marrë 15 vende në parlamentin e ri ndërsa grekët e pavarur të ANEL dhe PASOK i Venizellos kanë siguruar 13 mandate. Surprizë e këtyre zgjedhjeve ishte Jorgos Papandreu, i cili nuk arriti të sigurojë pragun elektoral prej 3 % duke mbetur jashtë parlamentit.

Ndërkohë fitorja e Tsipras ka rritur frikën mbi të ardhmen e Greqisë në Eurozonë. Dosja greke do të diskutohet sot në tryezën e Eurogrupit, duke i paraprirë një samiti të thirrur nga Europa dhe Eurozona, përkatësisht nga presidenti i Bankës Qendrore Europiane Draghi, Juncker, Tusk dhe Dijsselbloem, për të diksutuar mbi daljen e mundshme të Greqisë nga Eurozona.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Plazhi që u krijua nga një bombë, a është më i bukuri në botë? (video)

E vetmja mënyrë për të arritur në...

Close