|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Greqia e shqetësuar pas kërcënimit të Turqisë për migrantët 

Greqi – Zëvendësministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Vitsas, shprehu të premten shqetësimin e Athinës pas kërcënimeve të Turqisë për t’i hapur kufijtë për të lejuar refugjatët dhe migrantët të shkojnë në Evropë.

“Përdorimi i refugjatëve dhe migrantëve për të arritur objektiva të tjera është një akt agresioni”, deklaroi Vitsas duke reaguar para medias pas kërcënimit të përmendur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Këto lloj deklaratash na shqetësojnë dhe jemi vigjilent. Greqia nuk dëshiron që të bier marrëveshja BE-Turqi që synon të bllokojë rrugën migratore”, theksoi ai, transmeton atsh.

“Greqia do të bëjë gjithçka për të mbajtur këtë marrëveshje”, shtoi ai.

Add a Comment

%d bloggers like this: