|E premte, Qershor 23, 2017

Greva e urise, perleshje polici, deputete te PD-se dhe ish te perndjekur politike. 

188697    Tirane – Një përplasje e ashpër fizike ndodhi mes deputetëve demokratë, ish të dënuarve politikë dhe efektivëve të policisë sot në mesditë rreth ores 13:20 minuta pranë selisë së ish të përndjekurve politikë. Policia tentoi të ndalojë nisjen e grevës së urisë nën pretendimin se nuk ka leje zyrtare. Kurse ish të dënuar politikë shprehen se kanë leje nga Bashkia e Tiranës dhe një kërkesë që kanë dërguar në Policinë e Shtetit.

Deputetët e PD, Flamur Noka, Gert Bogdani, Aldo Bumci kanë qenë prezent në momentet që një përfaqësi nga ish të përndjekurit dhe të dënuar politikë po tentonin të fusin materiale në grevën e urisë që kanë bërë thirrje se do e nisin sot. Forca policie nuk kane lejuar futjen e materialeve (cadra, batanije, susta) dhe kanë debatuar dhe më pas janë përleshur me ish te perndjekurit politike dhe deputetet e PD.

“Ne jemi këtu të mbështesim këtë grevë urie të ish të përndjekurve politikë. Nuk është grevë politike, ne vetëm sa i mbështesim ish të përndjekurit politikë”, kështu u shpreh deputeti Bumci, ndersa situata u qetesua disi.

“Ky është komunizëm. Këta po na vrasin së dyti”, bërtet një grua krah tij.

“Kjo polici në vend të mbrojë është kthyer në polici dhunuese”, tha për mediat Bumci ndërsa qëndron mes efektivëve të policisë dhe ish të përndjekurve politikë.

“E kemi lejen, ja ku e kemi”, shprehet një ish i dënuar politik duke i prerë fjalën Bumcit.

Situata u qetësua pas rreth 15 minutash dhe ish të përndjekurit politikë nisën ngritjen e cadrave për të hyrë kështu në një grecvë urie pa afat.

alb365.com/balkanweb

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Miliardieri – Ja sekreti si të pasuroheni

Kush nuk dëshiron të bëhet një miliarder? Duket se të gjithë e duam këtë, edhe pse disa prej nesh thonë...

Close