|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Gruaja me të dashurin kërcënojnë burrin me sms, duam 1 000 euro . 

Inviare-SMS-durante-il-sonnoKorçë – Një grua nga Devolli është larguar nga banesa dhe bashkë me të dashurin kanë kërcënuar burrin e saj, duke i kërkuar para. Nga ana e uniformave blu ditën e djeshme u bë arrestimi i 26 vjeçares Aleksandra Shëpi me banim në fshatin Cangonj të Devollit dhe i të dashurit të saj Kosta Ago, 38 vjeç, banues në fshatin Bitinckë të Devollit.

Mësohet se arrestimi i tyre u bë pasi nëpërmjet mesazheve në telefon, nga 27 janari e në vazhdim, në bashkëpunim kanë kërcënuar bashkëshortin e Aleksandrës, P. Shëpi, banues në Bilisht, duke i kërkuar një shumë prej 1000 euro. Kjo shumë kërkohej në këmbim të kthimit të Aleksandrës në banesë, prej të cilës ajo ishte larguar me dëshirë, për të bashkëjetuarjetuar me 38 vjeçarin Kosta Ago. Ndaj dy të ndaluarve vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për ndjekje të mëtejshme.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kryeprokurori, zyrtarizohen 5 emrat

Kur kanë mbetur më pak se 2...

Close