|E premte, Qershor 23, 2017

Gruevski : ” Shqiptaret prioritet i qeverise sime “. 

gruevski41    Maqedoni – Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski thotë se shqiptarët do të jenë pritoritet i qeverisë së tij. Gjatë fjalimit të tij me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së tha se partitë politike duhet të ulin sëpatat kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit. Ai rikujtoi se edhe shqiptarët por edhe të gjithë të tjerët në vend kanë probleme të njëjta, ndërsa sipas tij ardhmëria e vendit është në BE dhe NATO.

‘Gjatë fushatës së fundit jo vetëm që iu drejtova të gjithë qytetarëve, por në mënyrë të veçantë iu drejtova shqiptarëve në Maqedoni, në veçanti fola në temën e ekonomisë, e cila është brenga me e madhe e jona dhe e tyre. Ku është fokusi i qeverisë. Të vazhdojmë në këtë drejtim pasi për të gjithë ne ekonomia, papunësia dhe varfëria janë problemi ose armiku i përbashkët, t’a fitojmë këtë sfidë bashkë. Ne duhet të shikojmë në gjërat që na bashkojnë, ku përveç ekonomisë janë edhe BE-ja dhe NATO, jetesa më e mirë, arsimi më cilësor, shëndetësia më e mire” , tha kryeministri maqedonas.

Gruevski ka premtuar 64 mijë punësime të reja për ulje të papunësisë nga 28,4% në 22%.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
VETË SHKATËRRIMI I PS-së

Nga Prof. TRITAN KALO - Në mos qofsha i gabuar, POR Edi Rama po mbyll ciklin e shkatërrimit të PS-së, të cilën...

Close