|E diel, Shtator 24, 2017

Grupi “Lazarat” ne Serbi veshin bluza me flamurin shqiptar. 

grupi    Serbi – Një grup të rinjsh serbë që bëjnë muzikë Pank, kanë zgjedhur të quhen Lazarat, njëlloj si fshati ‘rebel’ i Gjirokastrës, që njihet për prodhimin e marijuanës.

Në marrëdhëniet e tensionuara mes shqiptarëve dhe serbëve grupi me emrin kontrovers dhe logon e tij shkon përtej kohës. Pjesëtarët e grupit nga qyteti i Novi Sadit, përveç emrit të fshatit shqiptar, mbajnë edhe flamurin kuqezi në bluzat e tyre.

“Ne kemi zero për qind gjuhë politikisht korrekte. Nuk merremi me të drejtat e shqiptarëve apo gjëra të tilla. Është thjesht një provokim dhe asgjë tjetër”, thotë kitaristi i grupit për “Top Channel”.

“Si provokim nuk mbështesim asnjërën palë, thjesht luajmë me ikonografinë dhe besojmë se as ajo shqiptare, por as serbe në këtë kuptim nuk janë të shenjta”, -thotë bateristi Nebojsha Cato.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Schauble:Jo anulim të borxhit grek .

Ministri grek i financave Janis Varufakis ka takuar në Berlin homologun e tij gjerman Wolfgang Schauble. Gjatë konferencës së përbashkët për...

Close