|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Hahn: Pa përmbushjen e kritereve nuk ka liberalizim 

Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili ka qëndruar të premten në Kosovë, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë zbatimin e reformave të kërkuara në mënyrë që të shkohet tutje rreth procesit të liberalizimit të vizave.

Hahn ka theksuar se Bashkimi i Evropian nuk duhet të fajësohet për vonesën e liberalizimit të vizave, deri sa Kosova nuk ka përmbushur kriteret e kërkuara.

“I ftoj dhe u bëj thirrje të gjitha partive politike që të bashkëpunojnë dhe të avancojnë me punë dhe ta dergojnë Kosovën drejt këtyre reformave. Dhe mund të them se jam plotësisht i vetëdijshëm sa i takon diskutimeve, e spekulimeve, zgjedhejve të hershme e të tjera”.

“Shikoni, këto janë vendime të autoriteteve dhe perosanve përgjegjës këtu brenda vendit, por nga ana jonë mendoj se fokusi duhet të jetë në realizimin e çështejve konkrete të cilat kërkohen nga qytetarët”,tha Hahn në një konferencë të përbashket për medie në kryemisnistrin e Kosovës Isa Mustafa.

Add a Comment

%d bloggers like this: