|E diel, Mars 26, 2017

Hakeri kosovar dënohet me 20 vjet burg 

USA- Hakeri kosovar Ardit Ferizi, është dënuar sot me 20 vjet burg nga gjykata federale në Aleksandria të Vrigjinias, ShBA, për akuzat se e kishte ndihmuar grupin terrorist ISIS duke ia siguruar emrat e më shumë se 1.000 punëtorëve të qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm.

25-vjeçari i lindur në Kosovë, ishte arrestuar vitin e kaluar në Malajzi, raporton AP, përcjell Express.

Ai u bë personi i parë në Amerikë që u dënua për të dyja akuzat – hakim të kompjuterëve dhe për terrorizëm.

Ferizi e hakoi një kompani private dhe i nxori emrat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të më shumë se 1.300 njerëzve me .gov dhe .mil. Më pas shteti Islamik i kishte publikuar këto emra me kërcënimin për të sulmuar, transmeton Klan Kosova.

Prokurorët kanë kërkuar dënimin maksimal prej 25 vjetësh, ndërsa avokatët mbrojtës të kosovarit kanë thënë se Ferizi nuk pretendoi të bëjë ndonjë gjë të keqe dhe kërkuan një dënim gjashtëvjeçar.

Por, gjykata vendosi ta dënojë atë me 20 vjet burg.

alb365/Express/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Nis dhënia e lejeve biometrike për emigrantët https://t.co/6ST8767gP0 https://t.co/wQZ3JWqq5A
4,628 people follow ALB365
Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic eka_adit Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Petro Sota, gati lapidari per deshmorin e LANC-it.

   Fier - Grupi i punës për vlerësimin e memorialeve, lapidareve, statujave në qytetin e Fierit u mblodh sot për...

Close