|E premte, Janar 19, 2018

Hakmarrja/ I helmon pulat dhe qengjin komshiut. 

  • Mallakastër – Shqiptarët shquhet për të gjetur mënyra të ndryshme për tu hakmarrë ndaj fqinjëve.
    Dhe një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në Mallakastër, ku një 47-vjeçar është vënë për ndjekje penale nga policia.

Mësohet se 47-vjeçari me iniciale I.M banues në Lavdan ka helmuar 5 qengja dhe pula në pronësi të një gruaje.

Nuk dihen arsyet se përse 47-vjeçari ka ndërmarrë këtë veprim, ndërsa policia ka çuar për ndjekje penale atë, duke e akuzuar për shkatërrim me dashje të pronës.

Njoftimi i Komisariatit të Policisë Mallakastër

Më datë 09.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.N, vjeç 47, banues në fshatin Lavdan, pasi dyshohet se më datë 06.01.2018, në lagjen “Gllavenic”, Ballsh, i ka helmuar 5 kokë pula e qengja shtetases I.M, vjeç 43, banuese në Ballsh. Ai akuzohet për “shkatërrim apo dëmtim me dashje të pronës.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Globalizimi i “veshur” me Hijab

Nga BLERINA SERJANI - Bota...

Close