|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Hanh: Korrupsioni në Shqipëri, hetime dhe dënime në të gjitha nivelet. 

uygtBRUKSEL- Johannes Hahn, Komisioneri për Politikën e Zgjerimit dhe Fqinjësisë për Bashkimin Europian është figura referuese kryesore për sa u përket hapave të ardhshëm që Shqipëria do të ketë për të bërë pas miratimit të dhënë në qershorin e 2014-ës si shtet kandidat për të qenë anëtar i BE-së.

Në një intervistë ekskluzive  Johannes Hahn ka qenë i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve tona,

intervistë në të cilën del se si BE-ja pret nga qeveria shqiptare një angazhim serioz dhe të fortë për zbatimin e planit të reformave të miratuara me BE-në, me një fokus të veçantë për reformën e sistemit gjyqësor dhe administratës publike.
Një nga 5 prioritetet që Komisioni Europian ka vendosur për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është reforma në administratën publike. Në konkluzionet e fundit të Samitit Europian, shtetet anëtare bënë gjithashtu thirrje për një administratë publike të depolitizuar dhe profesionale. Deri tani në Shqipëri janë raportuar gati 8000 nëpunës civilë të shkarkuar në sajë të orientimit politik. A është administrata publike në Shqipëri, duke vuajtur ende nga presioni politik dhe si po monitorohet ky proces nga Komisioni Europian? Një administratë publike efikase dhe e depolitizuar është prioritet kyç për Shqipërinë, nëse ajo dëshiron të lëvizë me vendosmëri përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Pse është kaq e rëndësishme?
Sepse nuk mund të ketë një zbatim të fortë të ligjit dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa një administratë publike efikase dhe të depolitizuar si dhe një sistem gjyqësor të pavarur. Kjo është arsyeja pse reforma e administratës publike është një nga shtyllat e politikës së zgjerimit dhe pse e kam bërë atë një përparësi kryesore të mandatit tim. Në të vërtetë, shkarkimet dhe emërimet në shërbimin civil në bazë të përkatësisë politike kanë rrënuar Shqipërinë për shumë vite. Por unë jam i inkurajuar që shoh përparim, duke filluar që me miratimin e ligjit të shërbimit civil. Fokusi tani duhet të jetë në zbatimin rigoroz të legjislacionit, duke përforcuar kështu punën e institucioneve të pavarura dhe transparencën e procedurave. Komisioni Europian po monitoron nga afër rezultatet në këtë fushë të rëndësishme. Ne kemi të ashtuquajturin Dialog të Nivelit të Lartë në prioritetet kryesore dhe kemi vendosur gjithashtu, një grup reforme të posaçme për administratën publike, në mënyrë që të diskutohen një shumëllojshmëri çështjesh teknike. Por, monitorimi i këtyre reformave është para së gjithash përgjegjësi e vetë shqiptarëve, ku një rol kyç për të luajtur ka gjithashtu i sapoemëruari Komisioner i Shërbimit Civil si dhe Avokati i Popullit. Unë jam i bindur se Shqipëria do të ndjekë me vendosmëri këtë reformë, në frymën e bashkëpunimit konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës. Reforma në sistemin gjyqësor është element kyç në procesin e europianizimit të Shqipërisë. Ka pasur shumë debate në lidhje me reformën gjyqësore dhe sidomos për Gjykatën e Lartë.
A është reforma gjyqësore duke shkuar siç pritej nga Komisioni Europian?
Unë mund të shoh shenja të qarta të përkushtimit për reformën në drejtësi: bashkëpunimin me Komisionin e Venecias, konferenca e përbashkët në tetorin e fundit që përcakton shumë qartë ambiciet e reformave në këtë fushë apo ngritjen e një komisioni parlamentar të posaçëm në kohët të fundit për t’u marrë me këtë çështje. Por tani është koha për veprime konkrete në një reformë të plotë gjyqësore për të forcuar pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin. Ne kemi dhënë rekomandime të qarta për reformimin e Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke përmirësuar vlerësimin e gjyqtarëve dhe forcimin e masave mbi konfliktin e interesit. Por përvetësimi shqiptar i procesit të reformave është vendimtar, me mbështetjen politike ndërpartiake dhe përfshirjen e shoqërisë civile, profesionistëve, gjykatësve dhe prokurorëve. Kjo reformë i shqetëson të gjithë, sepse besimi i publikut në juridiksionin është çelësi si për zbatimin e ligjit, ashtu edhe për klimën e investimeve.
Çfarë është kualifikimi i Komisionit Evropian për “hetimin proaktiv”? Çfarë do të thotë praktikisht? Cilat janë pritjet e Komisionit Evropian në lidhje me këtë?
Është mjaft e thjeshtë. Organet e zbatimit të ligjit siç janë policia dhe prokuroria kanë nevojë për një qasje proaktive për të parandaluar në mënyrë efektive dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin. Kjo nënkupton adoptimin e një metodologjie të përbashkët, të bazuar në një vlerësim të fuqishëm të rrezikut dhe teknikat moderne të hetimit. Hetimet proaktive dhe një magjistraturë ekzekutive nuk priten vetëm në kuadër të anëtarësimit në BE, por priten nga të gjithë shqiptarët. Unë e përkrah vullnetin politik ekzistues që të veprojë me vendosmëri në luftën kundër korrupsionit dhe vë re një trend pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar. Çfarë unë pres tani është që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet e saj për të ndërtuar një politikë efektive me tolerancë zero kundër korrupsionit dhe një rrugëtim intensiv hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh në të gjitha nivelet dhe kundër të gjitha llojeve të aktiviteteve kriminale.

alb365.com/index

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga 2 shqiptarëve me 33 kg kanabis

Greqi - Policia greke ka arrestuar dy...

Close