|E shtunë, Dhjetor 16, 2017

Hapet morti në familjen e Erion Toros, viktima i tërmetit në Itali (foto e video) 

Fier – Dhimbja dhe trishtimi kanë pllakosur në familjen e Erion Toros, 34-vjecarit që mbeti i vdekur nga tërmeti I një dite më parë në Italinë Qëndrore.

Alb365 ka qënë sot në fshatin Kurjan, aty ku familjarët e Erionit tashmë kanë hapur dyert e mortit, në pritje të mbërritjes së trupit të tij. Me dhimbje dhe lot në sy, familjarët e tij kanë bërë apel ndaj shtetit që trupi i Erionit të kthehet sa më shpejtë në vendlindje në mënyrë që të kryhet edhe ceremonia mortore. Xhaxhai i 29 vjecarit, Pëllumb Toro, ka theksuar se lajmin e hidhur e morën vesh nga daja I viktimës, ndërsa I ka bërë thirrje shtetit shqiptar që të bëjë të pamundurën që trupi i nipit të tij të kthehet sa më shpejtë, madje duke u treguar I gatshëm që edhe shpenzimet ti heqin vetë familjarët.

Edhe familjarë të tjerë të 34 vjecarit kanë kërkuar që trupi I tij të kthehet sa më shpejtë, kjo edhe për shkak se nëna e viktimës, Meriemia është e sëmurë me kancer dhe një pritje më e gjatë ndoshta do të përkeqësonte edhe më tepër gjendjen e saj.

Erion Toro prej më shumë se 16 vitesh jetonte në Itali së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajza, 9 dhe 4 vjece. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, bashkëshortja e tij, pasi rezultoj fillimisht se kishte thyer të dyja këmbët, duket se gjatë orëve të fundit I kanë kryer një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sa I përket  fëmijëve, fatmirësisht vajza e vogël nuk ka dëmtime ndërsa vajza tjetër ka thyer njërin krahë dhe ka marë dëmtime të lehta në kokë. Ndërkohë sic tregojnë edhe vet familajrët, një pllakë e madhe betoni ka rezultuar fatale për jetën e Erionit, pllakë e cila e ka zënë atë posht.

banesa halla tezja e nuse dajes shtepia e erjonit1 xhaxhai pellumbi

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja çfarë duhet të dijë një baba për vajzën e tij.

Zakonisht thuhet se një baba nuk e...

Close